• |
ide | kryesore

Protestë në aksin nacional Elbasan-Librazhd, banorët bllokojnë qarkullimi

Lajme, Të fundit


Ditën e sotme banorët e fshatit Mirakë kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd në shenjë protestë. Ata bllokuan rrugën për rreth 30 minuta ndërsa mjetet që po qarkullonin u bllokuan duke shkaktuar trafik. Banorët e pesë fshatrave të kësaj zone protestojnë pasi gjatë ndërtimit të rrugës nuk është parashikuar rruga dytësore që hyn në fshat dukë bërë që banorët të izolohen.
Ata janë izoluar dhe nuk gjejnë asnjë zgjidhje ndërsa kanë vendosur të ngrihen për të kërkuar të drejtar e tyre. Banoret i janë drejtuar ARRSH por pa marrë asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit duke bllokuar çdo ditë aksin nacional.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *