• |
ide | kryesore

Aksident mes dy mjeteve në aksin Elbasan-Librazhd, mbeten të lënduar 4 persona

Lajme, Të fundit
Bulqizë



Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Nga përplasja e dy mjeteve janë lënduar 4 pasagjerë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L., 33 vjeç. Katër pasagjerët e dëmtuar ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L., 33 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët po marrin asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *