• |
ide | kryesore

Shqipëria fiton Arbitrazhin, shmanget fatura 100 mln euro për Kurum

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka fituar gjyqin me kompaninë Kurum, për prishjen e kontratës koncesionare të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit. Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka dhënë vendimin më datë 26 korrik, në favor të qeverisë shqiptare, pas pretendimit të kompanisë turke për dëmin e shkaktuar nga mbyllja e parakohshme e koncesionit që duhet të zgjaste 30 vjet, por që mbeti aktiv vetëm 9 vite.

Kurum, fitoi në 2011-ën kontratën për menaxhimin e terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit, por, në 2017-ën, ministria e Infrastrukturës, e anuloi atë, madje duke hapur çështje gjyqësore për shkak të mospërmbushjes së kushteve kontraktuale nga kompania.

Si Gjykata Administrative ashtu edhe ajo e Apelit konfirmuan të drejtën e Ministrisë për zgjidhjen e kontratës dhe në 2020, përmbaruesit shkuan për të larguar kompaninë turke nga porti i Durrësit.

Për këto veprime, kompania turke ka bërë padi në arbitrazh më 23 shtator të 2020-ës dhe për 4 vite Gjykata e Arbitrazhit, shqyrtoi konfliktin, për të cilin kompania turke kërkonte 100 milionë euro kompesim.

Një faturë të përafërt, Shqipëria po e paguan për investitorin Francesko Becheti, i cili paditi vendin tonë për mosmarrveshje në ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, ndërsa në terminalin e kontejnerëve në Durrës sot operon një “Hili Company Limited”, një kompani e regjistruar në Maltë.


3 Comments

  1. mos i ngaterroni gjerat, per ndertimin e hidrocentralit te Kalivacit premitin ia dha Berisha, Rama ishte ai qe i mbylli Agon channel

  2. Tamam!! Por me një ndryshim!! Nuk hyn këtu Kalivaçi e as premtimi I Berishës!! Fitoi një gjyq për mos respektim të kontratës nga Kurum dhe humbi me Agon Channel për një mbyllje arbitrare alla komuniste!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *