• |
ide | kryesore

Konfindustria ‘kryqëzon’ qeverinë për rastin e Beketit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Konfindustria



Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në një intervistë deklaroi se Shqipëria nuk mund të dalë nga Arbitrazhi, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare tashmë duhet të bëjë gati pagesën e radhës.

Po ashtu shtoi se qeveria duhet të marrë përgjegjësinë politike, por edhe individuale.

“Rasti i Becchettit tregon se dëmi është edhe më i madh për imazhin e shtetit Shqiptar. Fillimisht jep idenë e një shteti që shkel të drejtat e sipërmarrësve, ul fuqinë konkurruese për të thithur investime, dhe kjo është një kosto tjetër e madhe financiare. 

Unë nuk besoj se Shqipëria do të dalë nga juridiksioni nga Gjykata e Arbitrazhit. Edhe sikur të dojë të dalë, në kushtet ku jemi ne, e bëjnë të pamundur për një politikan shqiptarë apo forcë politike që ta largojë Shqipërinë nga Arbitrazhi. 

Këshilloj qeverinë shqiptare që të përgatisë pagesën e radhës dhe mbi të gjitha të nxjerrë përgjegjësit. Të marrë përgjegjësinë edhe politike, por edhe individuale. Theksoj se duhet të heqin dorë nga krijimi i rasteve të tjera të ngjashme si me rastin Becchetti, të cilat shteti shqiptar të penalizohet nga Gjykata Ndërkombëtare”, tha më tej Buxhuku në rubrikën “Opinion” në “News24”.



5 Comments

  1. Ne mos sot neser, mijera viktima te Rames qe i burgosi per 30 euro, do ti kerkojne llogari per

    keto 120 milion euro. Kjo shume eshte 3 here me e madhe se gjithe faturat e debitoreve te

    energjise elektrike te marra sebashku, per te cilat ne menyre te pameshirshme i futi ne burg

    vetem brenda nje viti 38 000 qytetare.

  2. Këto para janë para që i ka vjedhur ke shqiptarët, para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë. Ose paratë e krimit të organizuar ose të oligarkëve. Për të tre këto është akuzuar, për këto të tre është shpallur dhe non grata. Britanikët e akuzuan si bashkëpuntorë me krimin e organizuar, amerikanët si një person që minon demokracinë, shqiptarët e kanë refuzuar për lider dhe sot janë 70% e shqiptarëve që nuk e duan.

    Të vetmit që i shkojnë nga mbrapa janë militatët që i gënjeu se për 6 muaj do hedh Ramën nga pushteti. I fton demokratët dhe u thotë votoni listën e Ilir Metës, ata që ju hoqën ju nga puna dhe shkatërruan jetën e demokratëve”Gjergji buxhuku i salihut kujton akoma se eshte koha e spiunit salih metaj kur fitonte ne muaj miliona euro nga salihu kryeminister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *