• |
ide | kryesore

Incident në uzinën e Kurum në Elbasan, plagoset vëllai i ish-ministres së Arsimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
kurum



Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të hëne në një nga uzinat e Kurum International në ish- kombinatin Metalugjik të Elbasanit. News24 që citon burime të tij jo-zyrtare raporton se gjatë provave të instalimit të një makinerie ka ndodhur një aksident i rëndë. Për pasojë, ka mbetur i plagosur inxhinieri Mikel Caku, i cili është vëllai i ish-ministres së Arsimit dhe njëherazi deputetes së PS-së, Evis Kushi.

Ai është janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas për një trajtim më të specializuar në një spital privat pasi një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e ka dëmtuar në këmbë. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosnjohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.

“Elbasan/Më datë 08.01.2024, në spitalin e Elbasanit, ka shkuar për asistencë mjekësore shtetasi M. C., 58 vjeç banues në Elbasan. Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe grupi hetimor kanë shkuar në spital dhe më pas në vendngjarje dhe kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Nga veprimet hetimore rezultoi se në ambientet e “Kurum”, shtetasi M. C., 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit.

58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Pse vellai i ish min qenka me i qmuar se te tjeret e😅🙈apo rendedi ka hapja e lajmit.o lapsi me te vemendshem 🥸🥹🤓

  2. Mendoni po t’i kishte ndodhur aksidenti ndonje personi me biografi te “keqe” (jo rilindas) policia e prokuroria as do e rruanin fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *