• |
ide | kryesore

Medalja më absurde e Olimpiadës: ngatërruan rrugën por e kuptuan vetëm pas finishit

Sport
medalja



Ekuipazhi holandez lundrimit me vela për femra, kategoria 49erFX, fitoi Olimpiadën e Parisit duke siguruar një medalje ari shumë të çmuar. Ata u renditën me vetëm dy pikë përpara Suedisë, që mori medaljen e argjendtë, ndërsa Franca duhej të knëaqej me të bronxtën. Sidoqoftë, kjo ishte medalja e artë më e çmendur që është fituar ndonjëherë në Lojërat e Parisit deri më sot. Holandezet morën rrugën e gabuar disa metra larg vijës së finishit në Garën e Medaljeve, duke u detyruar të kthehen prapa. Momente paniku dhe shqetësimi, me dy atletet që alternuan të qarat me gjeste ngazëllimi. Në fund, së bashku me stafin e tyre ata kontrolluan hartën detare e cila tregonte drejtimet e rrugës të vendosura nga organizata, për të kuptuar se si kishte qenë e mundur.

MEDALJA MË E ÇMENDUR E HISTORISË

Fituesja e garës së medaljeve që përcaktoi podiumin final të kategorisë 49erFX për femra në turneun olimpik të lundrimit me vela ishte ekuipazhi suedez i cili për pak çaste shpresoi edhe në goditjen e madhe, duke përfituar nga gabimi makroskopik i holandezeve që, në krye për të gjithë itinerarin në mënyrë më se dominuese, bënë një gabim të pafalshëm pikërisht në momentin e mbërritjes, duke gabuar plotësisht trajektoren.

Një gabim dramatik në momentin e fundit, pikërisht përpara vijës së finishit të aktit të fundit të 49erFX, kur dyshja holandeze mendoi se kishte kaluar vijën e finishit, u ngrit dhe festoi. Pikërisht atëherë kuptuan se kishin mbërritur në finish pas një gabimi të bujshëm të itinerarit, duke lejuar dy suedezet Vilma Bobeck dhe Rebecca Netzler të merrnin fitoren që gjithashtu mund të vlente edhe një medalje ari. Momente hutimi me dy vajzat holandeze që nuk dinin çfarë të bënin.

Më pas, ato filluan të lundronin përsëri drejt vijës së finishit në një garë të dëshpëruar kundër kohës: e vetmja kohë për të shpëtuar të artën ishte të përfundonin në vendin e tretë: holandezet ia dolën menjëherë pas italianeve. Në fund, ende në mosbesim për gabimin absurd, një anëtar i stafit holandez iu afrohet dy sportisteve, duke kontrolluar hartën detare e cila tregon shenjat e sakta të itinerarit të vendosur nga organizata.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *