• |
ide | kryesore

“Snajperi” turk me dorën në xhep: Yusuf Dikec shpjegon përse nuk përdor pajisjet e qitjes në Olimpiadë

Sport
Dikec



Yusuf Dikec është njeriu i momentit në këto Olimpiada: brenda natës u bë idhulli i rrjetit për mënyrën se si u paraqit në poligonin e qitjes dhe natyralitetin me të cilin fitoi medaljen e argjendtë në qitje miks ekipor nga 10 metra. Ndërsa kundërshtarët e tij ishin të pajisur me mjetet më teknologjike, qitësi turk u paraqit pa ndihmë të jashtme, duke bërë qitje me njërën dorë në xhep sikur të ishte gjëja më e thjeshtë në botë.

Videot e tij janë po bëjnë bujë në internet dhe shumë përdorues kanë rrëmuar në të kaluarën e qitësit turk, duke vënë në dukje se ai gjithmonë shfaqet në gara pa aksesorë të asnjë lloji. Në intervistën e parë të dhënë pas medaljes së Parisit, Dikec ka shpjeguar pse nuk përdor asnjë pajisje.

MOTIVI I ZGJEDHJES SË TIJ: NUK ËSHTË PËR APARENCË

Thjeshtësia e tij bie ndesh me bukuroshen teknologjike Kim Ye-ji, fituese e medaljes së artë në të njëjtën disiplinë, e cili ishte pranë tij me syze speciale për të përmirësuar saktësinë dhe shikimin. Nëse koreano-jugorja dukej se kishte dalë nga një film aksion, Dikec ishte pikërisht e kundërta. Të dy nuk zgjodhën të paraqiteshin kështu në Olimpiadë për një çështje të thjeshtë stili, duke qenë se 51 vjeçari shpjegoi motivet prapa vendimit për të mos përdorur mjete ndihmëse teknologjike.

Turku është bërë i famshëm edhe për goditjen me të dy sytë hapur, një tipar vërtet mbresëlënës. Ai shpjegoi për mediat vendase se pikërisht kjo e përjashton përdorimin e çdo aksesori: “Meqenëse qëlloj me të dy sytë hapur, pajisjet nuk më duken shumë komode. Besoj se të nxjerrësh në pah talentin tënd është thelbësore”.

SEKRETI I QETËSISË SË TIJ

Edhe tifozët kaluan në delir për qetësinë me të cilën Yusuf Dikec i qaset garave. Në realitet, edhe në këtë rast turku konfirmoi se është vetëm një aparenca, një mënyrë për të ruajtur qetësinë në një situatë shumë delikate: “Mund të dukemi të qetë, por brenda nesh po luftojmë me një stuhi dhe duket se zemrat mund të shpërthejnë. Ne përpiqemi shumë për të mos e lejuar të shfaqet. Vëmendja e mediave globale ishte për ne si problem ashtu dhe motivim. Nuk e prisja një nivel të tillë fame; më kapi në befasi”.


1 Comment

  1. Nje shoku im ka ber ushtrin ne kagjinas Ersek me kundrairor 0/37mm stervitja nuk vinte por kur kan ber qitje naten ne voskopoi ka mare neten 10 ne viti 97 L xh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *