• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Shkodër, shoqërohet autori i dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër. Mësohet se një person i identifikuar si Viktor Marku ka qëlluar në drejtim të disa personave të tjera.

Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar dhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij. Ndërkohë në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit. Ende nuk dihet arsyeja se pse është regjistruar kjo ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Fatmirësisht nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur. Mësohet se pas të shtënave perosnat janë larguar me shpejtësi duke i shpëtuar plumbave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *