• |
ide | kryesore

Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Britania thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Libani

Lajme, Planet



Rreziku i shpërthimit të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme është tani më afër se kurrë. Vendimi i SHBA-së për të dërguar anije luftarake dhe një skuadër ushtarësh në rajon, shënon ndoshta lëvizjen më të madhe të forcave amerikane që nga ditët e para të luftës së Gazës, kur Pentagoni dërgoi dy grupe sulmi avionësh në Lindjen e Mesme duke paralajmëruar grupet militante rajonale që të mos zgjeronin sulmet.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi vendosjen në zonën e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln dhe anijeve të saj përcjellëse. Një tjetër aeroplanmbajtëse, USS Theodore Roosevelt, ishte në Gjirin e Omanit të premten dhe u shoqërua nga disa anije të tjera luftarake pasi u larguan së fundi nga Gjiri Persik, tha një zyrtar amerikan.

Ky ndryshim e lë të hapur mundësinë që ata të mund të lëvizin në Izrael nëse lundrojnë në perëndim rreth Jemenit drejt Detit të Kuq.

Në rajon do të vendosen edhe shkatërrues dhe kryqëzorë, të aftë për mbrojtje nga raketat balistike si dhe për sulm, shkruan Washington Post.

Forcat ushtarake amerikane janë vënë në gatishmëri të lartë pas kërcënimeve të Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya në Teheran ditë më parë, ndërsa lufta në Rripin e Gazës vazhdon.

Ambasada amerikane në Bejrut u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen “me çdo biletë avioni në dispozicion”. Edhe pse shumë fluturime për në dhe nga kryeqyteti janë anuluar ose shtyrë, ka opsione në dispozicion, tha ambasada në deklaratën e saj.

“Ne inkurajojmë ata që dëshirojnë të largohen nga Libani të rezervojnë çfarëdo bilete të disponueshme, edhe nëse fluturimi nuk niset menjëherë ose nuk ndjek rrugën e zgjedhur prej tyre,” thuhej në deklaratë.

Kujtojmë që dhe Britania u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Libani, mes frikës së intensifikimit të një shpërthimi lufte mes Izraelit dhe organizatës libaneze Hezbollah. Në deklaratën e tij, sekretari i jashtëm i Britanisë u bëri thirrje qytetarëve britanikë që të largohen tani që fluturimet janë të disponueshme.

“Tensionet janë rritur dhe situata mund të përkeqësohet me shpejtësi. Mesazhi im për qytetarët britanikë është i qartë, largohuni tani,”tha David Lammy.

Zyra e Jashtme u ka kërkuar britanikëve që qëndrojnë në Liban që ta raportojnë këtë tek autoritetet e tyre konsullore lokale, në mënyrë që ata të mbahen të informuar për zhvillimet.


1 Comment

  1. ME ANGAZHIM NE PADREJTESI PREJ NJE SHEKULLI TANI PASI TENCIONI TI SHKOJN SEJCILIT NE SHTEPIN E TIJE DO BINDET CFAR I KAN BER VETES ,KY ESHTE RENDIMENTI ANGAZHIMEVE NJE SHEKULLORE thotë:

    AUTOR DHE AKTOR TE HAPUR DHE FSHEHTE TASHME DO TJU PRISHET JO VETEM LOJA POR SHOHIN FALIMENTIM TE PLOT,NE DUAR KENI VETEM GJITHCKA QE SHKATRRON POR JO RIGJENERON RREGULLON JEP ZGJILLJE ,PASI SKENI ZHVILLU VLERAT FORMIM ADEKUAT BREZASH , QE NJERZIT TE KEN NDJESHMERI ,PER MIR NDERGJEGJE VLERA VIRTYT QE TE BEHEN PJES E UNITETIT BURIMEVE TE ZGJILLJEVE SI NDIHMES DHE PLOTESUES NE DOBI POR SHKATRRUES DOBISH , TASHME LUFTA KA FILLUAR PRITET TE NDAHEN ME SHPEJTESI LLURATAT E SAJE ARM SHKATRRIMI NE MAS BARUT DHE IKJA GJITHA BURIMEVE EKZISTENCIALE TE JETES ,ISHIT JU ATO QE BOTEN E FUTET NE KETE RRUG EGOJA PER SUNDIM PUSHTET ,TANI GEZOJENI PUSHTETIN QE PO VJEN PUSHTETIN E FERRIT ASAJ QE I SHERBYET ,NUK KA IKJE DHE SHPETIM PER ASKEN QE TE KEQES I SHERBEJ DHE HAPI KUDO CFARDO QE TE BEJN TE GJITH KISHIT KOHEN E MJAFTUESHME ,PER REFLEKTIM DOBI ,PER VETE DHE NJERZIMIN ,POR BET TE KUNDERTEN KUR NJERZEVE JU NEVERISNI JETEN I BENI TE SHKOJN NE PIKEN E VDEKJES ,KJO ESHTE PIKA ME E DASHUR PER TE LUFTUAR DUKE VDEKUR PER TE DREJTA SE TE JETOSH DUKE U NENSHTRUAR DHE LUMTURUAR TJERET PADREJTESISHT, TANI DO SHIHNI NJERZ QE SKAN FRIK NGA ASGJE DHE VDESIN ME KRENARI ,DHE VETET TUAJA DUKE ULURITUR PER MBIJETES ,MEQE KY ISHTE QELLIMI JUAJ GEZOJENI TOKEN PA ASGJE NE TE,PASI KESHTU DO BEHET PASI TE PERDORET CDO TEKNOLOGJI POR MOS HARRONI SE KA ZOT QE SHEH DEGJON JEP SHPERBLIM PER VEPRA TE MIRA POR DHE NDESHKIM , SHPRESAT PER JET NE PLANETIN TOK I VULOSI IZRAELI ME MOSRESPEKTIMIN E ASNJE LIGJI NDERKOMBTAR,KETO JAN TREGUESIT E ZHVILLIMEVE QE SHOH BAZ ANGAZHIMEVE CAQEVE KU BOTA ARRITI , MUNDESIT PER PAQE ENDE EKZISTOJN POR NUK KA PAQE PERMES LUFTES LIGJEVE POLITIKAVE MASHTRUESE FALEMINDERIT PO NA MERRNI MEKATET HARRUT QE NJERZIT E SINQERT DUROJN POR KUR HILLEROHEN NUK KTHEHEN PAS NDRYSHE VECSE ME HAK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *