• |
ide | kryesore

Zjarr i madh në Dimal, digjen pisha e shkurre, ndërhyjnë edhe zjarrfikës nga Berati e Kuçova

Lajme, Të fundit



Mesnatën e sotme ka rënë një zjarr në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal. Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke sjellë djegien e pishave e shkurreve. Flakët janë përhapur me shpejtësi pasi është favorizuar nga era. Menjëherë duke parë edhe përhapjen e shpejtë të flakëvë janë dërguar në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit 2 mjete zjarrfikëse nga Berati, 1 nga Kuçova dhe forca të ushtrisë.

Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit. Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji dhe mjete rrethanore.

Zjarri po vijon drejt zonës kodrinore të fshatit Konisbaltë, fatmirësisht pa asnjë rrezik për banesat që ndodhen në anën tjetër të kodrës. Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët për të neutralizuar zjarrin, që dyshohet të jetë i qëllimshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *