• |
ide | kryesore

Nations League, UEFA vendos që Shqipëria të luajë dy herë në Çeki: ja transferta e kuqezinjve

Sport
Nations League



Pas aventurës në Euro 2024 është koha që skuadra e teknikut Sylvinho, që sapo ka rinovuar me Shqipërinë, të mendojë për Nations League. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në grupin B1 më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës. Për këtë ndeshje që do të luhet në fushë asnjëanëse për shkak të luftës, UEFA ka vendosur që të luhet në Çeki në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45. Tre ditë më pas, më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Gjeorgjinë në folenë kuqezi, në stadiumin“Air Albania”. Kjo sfidë është planifikuar të luhet në ora 20:45.

Në muajin tetor, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në transfertë. UEFA ka përcaktuar edhe stadiumet se ku do të luhen këto dy takime.

Lexo më tejZyrtare/ Sylvinho firmos me FSHF-në, me objektiv Botërorin: qendrojnë edhe Zabaleta e Doriva

Ndeshja Çeki – Shqipëri do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena”, më datë 11 tetor, në ora 20:45. Ndërsa sfida Gjeorgji – Shqipëri e programuar për t’u luajtur më 14 tetor do të zhvillohet në stadiumin “Mikheil Meskhi I Stadium” në Tbilisi të Gjeorgjisë. Ndeshja do të startojë në ora 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League në grupin B1 kuqezinjtë do t’i luajnë në shtëpi në stadiumin “Air Albania”. Sfida Shqipëri – Çeki do të luhet më 16 nëntor, në ora 20:45, ndërsa takimi Shqipëri – Ukrainë do të zhvillohet më 19 nëntor, në ora 20:45.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *