• |
ide | kryesore

Berisha bën thirrje për kryengritje: Himara ishte farsë e shëmtuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



“Mbrëmë vonë u mbyll farsa e shëmtuar zgjedhore në Himarë, në të cilën Edi Rama shpalosi të gjithë mekanizmat e ekzekutimit të votës pa votuar, pa rënë në kuti”. Kështu e cilësoi kreu i PD-së Sali Berisha procesin zgjedhor për bashkinë e Himarës.

“Duke falënderuar të gjithë ata votues, qytetarë që votuan për opozitën, unë i deklaroj sot popullit opozitar se Himara duhet të jetë prova jonë e fundit. Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.

Të dashur miq, nuk është sot as një meritë të deklarosh këtë gjë. Nuk është meritë të deklarosh se Edi Rama vodhi mandatin. Nuk është meritë të deklarosh se ai mohoi të drejtat kushtetuese të 6135 qytetarëve. Nuk është meritë të deklarosh se ai shtoi në lista mbi 350-400 qytetarë që nuk kanë votuar kurrë në Himarë.

Nuk është meritë të deklarosh se ai përdori të gjithë shtetin kriminal elektoral për të grabitur mandatin e Himarës. Jo miq. Sot thirrja e çdo shqiptari është për opozitën shqiptare të bashkohet në kryengritje të fuqishme paqësore për realizimin e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës” – tha Berisha që kërkoi ashpërsim të reagimit të opozitës.

“Të drejtat, liria nën pushtim nuk fitohen kurrë me fjalë. Nuk fitohen kurrë me fjalime. Nuk fitohen kurrë në studio televizive. Nuk fitohen kurrë përveçse me zemërim, me revolta të pandalshme, me sakrifica gjer në fitore” – tha Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Himara, si fundi i farsës

Himara, guri i fundit kilometrik i votës dhe demokracisë


7 Comments

  1. Sakrifiko ti i pari,nxirre Xenin dhe Argiten te vriten per te miren e popullit qe te besojme ne te tjeret,ama te vritemi ne qe te pasurohesh ti dhe Likja harroje…

  2. Qe nga zgjedhjet e 2015 ne Korçe deri tek ato te djeshmet eshte pare dhe kuptuar mjaft mire, per ata qe duan te kuptojne, raportin qe Edi Rama ka me zgjedhjet dhe demokracine.
    Kjo opozite nese vazhdon kshu me llafe te tipit Lul Basha se lufta sapo ka filluar, thjesht do shenoje perfundimisht fundin e vet dhe fatkeqsisht edhe te vete Shqiperise.
    Pas ketyre zgjedhjeve nese opozita vertet e do vendin dhe jo thjesht karriget ne parlament, nuk mund te lejojr te kete zgjedhje te tilla me. Ajo i ka te gjitha kapacitetet njerzore qe zgjedhjet e ardhshme te mos zhvillohen vecse te lira dhe te ndershme, ne te kundert, kjo opozite eshte jo vetem e shitur, por edhe tradhtare e te ardhmes se atij vendi

  3. Himara ishte farsa e shëmtuar e marreveshjes qe gatove ti me te gjatin tone . Himara ishte thjesht preludi i 2025 .

  4. E tha , por kujt ja tha ? Nje populli qe duroi per 500 vjet pushtimin turk, nje populli qe duroi

    per 50 vjet regjimin me te eger te Europes se pas luftes se dyte boterore , nje populli qe

    cfaredo qe ti besh vetem ul koken dhe te vetmen revolte ka ikjen nga atedheu i te pareve.

    More ne dac merri pronen, ne dac prishi shtepine, ne dac rrase ne burg, ne dac beja jeten

    sketerre, ky popull nuk revoltohet. Dhe te kerkosh te revoltohet per vota eshte luks i madh.

  5. “Uragani popullor do ta fshijë nga faqja e dheut miun e Surrelit” – tha Berisha përsëri pas humbjes se rradhës, të njëpasnjëshme në 14 vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *