• |
ide | kryesore

Dhunoi për νdekje bashkëshorten, arrestohet 70-vjeçari në Vlorë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një 70-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, 64 vjeçare. E moshuara ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi 70-vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen, 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës. Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


1 Comment

  1. Tani as njerezit nuk reagojne me ne rrjete sociale. RIP zonja. Kushedi sa ka vuajtur nga dhuna e atij plehres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *