• |
ide | kryesore

Fitoi medaljen e artë, Serbia zbraz xhepat për Djokovic: 200 mijë euro për suksesin dhe një pension special

Sport
Djokovic



Në fund Novak Djokovic ia doli të fitonte medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Një sukses që i lejon atij të përfundojë karrierën e tij legjendare, me Golden Slam (të gjitha Slamet i kishte fituar përveç titullit në Lojëra). Krahas prestigjit të kësaj sipërmarrjeje të jashtëzakonshme, duhet të nënvizohet edhe aspektin ekonomik që lidhet me këtë sukses të fundit. Triumfi olimpik në fakt do t’i lejojë Nole Djokovic të marrë edhe një pension nga Serbia.

PENSIONI SPECIAL NGA SERBIA

Fitorja ndaj Alcaraz në fakt i lejoi Djokovic t’i jepte vendit të tij medaljen e dytë të artë të këtyre Olimpiadave, e teta në historinë e Serbisë si një komb i pavarur. Pikërisht për të inkurajuar sportistët e saj për të dhënë më të mirën e tyre, qeveria serbe ka vendosur që t’u japë një çmim prej rreth 200 mijë eurosh për të gjithë ata që arrijnë të fitojnë medaljen më të vlefshme të Lojërave. Ky është bonusi më i lartë i dhënë nga një vend europian për kampionët e tij në këtë edicion të Olimpiadës.

Por kjo nuk është e gjitha, duke qenë se Djokovic do të mund të arkëtojë edhe një pension të vërtetë, si fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike. Ky pension, shuma e saktë e të cilit nuk dihet, do të fillojë për kampionin serb në ditëlindjen e tij të 40-të, pra pas më pak se tre vjetësh. Një çmim i veçantë pra, që e bën edhe më special një sukses që Djokovic e përcaktoi si “më i madhi” i karrierës së tij.

PARATË E FITUARA NË KARRIERË

Një mirënjohje e mëtejshme financiare për “pasanikun” e tenisit Djokovic, i cili ka arritur të mbledhë fitime rekord në karrierën e tij. Në fakt, nuk duhet të harrojmë se Novak ka grumbulluar rreth 170 milionë euro vetëm nga çmimet e turneve, për atë që është një shifër mbresëlënëse. E tani ai do të mund të përfitojë edhe nga ky pension i veçantë që Serbia ka vendosur t’ia paguajë për bëmat e tij olimpike.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *