• |
ide | kryesore

Fletë arresti për Noizy/ Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
noizy



Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar se ka shpallur në kërkim këngëtarin e njohur Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy. Këngëtari do të hetohet për veprat penale “përfshirje në dhunë” si dhe i dyshuar për shkaktim të lëndimit trupor.

Artisti shqiptar nuk është paraqitur në polici për rrahjen masive ndaj Medi Isenit, që e denoncoi për dhunë. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, që kushdo që ka informacion se ku ndodhet Noizy, të bashkëpunojë me autoritetet.

Prej lëshimit të fletë arrestit, Noizy ka anuluar dy koncerte në Kosovë, ndërsa është shprehur se nuk ka qenë në grupin e personave që kanë ushtruar dhunë.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e kërkuar janë: Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: ‘ Lёndim i rёndё trupor’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) ; 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected] – thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Fitorja e Tavos në Himarë, “Zëri i Amerikës”: Rezultati, dukshëm më i lartë se i Belerit në 2023

  2. PSE FSHIHET KY TRIMI SI RROTE KARI

    HABITEN SESI E MBESHTESIN KET FRIKS TE RINJTE
    PO TE JETE TRIM SHKON VETE NE KOSOVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *