• |
ide | kryesore

Paris 2024, Michel përfundon në spital pas hedhjes në Senë: Belgjika tërheq skuadrën e triathlonit

Sport
Michel



Kushtet e lumit Senë vazhdojnë të shkaktojnë diskutime dhe shqetësime, pasi kanë mbetur edhe tre ditë para garave të notit në thellësi. Belgjika ka vendosur në shenjë proteste të tërheqë ekipin nga stafeta e triathlonit miks, e cila u zhvillua mëngjesin e së hënës, pasi atletja Claire Michel ishte sëmurë ditët e fundit dhe ishte në spital prej katër ditësh me probleme stomaku dhe zorrë për shkak të kontaminimit nga Escherichia coli, ndoshta e infektuar gjatë garës individuale.

Përmes një deklarate, Komiteti Olimpik Belg (COIB) dhe Triathloni belg njoftuan se “Çekanët belgë” nuk do të startojë në stafetën e përzier në Lojërat Olimpike të Parisit. Vendimi, si ky komunikim, është marrë pas konsultimit me atletët dhe stafet e tyre. Claire Michel, një anëtare e stafetës, është e sëmurë dhe duhet të tërhiqet nga gara. Anëtarët e COIB dhe World Triathlon Athletes Commission janë impenjuar të vlerësojnë dhe përmirësojnë vazhdimisht gjendjen e atletëve. Shpresojmë që të nxirren mësime për ndeshjet e ardhshme të triathlonit në Lojërat Olimpike. Po mendojmë për garancinë e ditëve të stërvitjes, të ditëve të garave dhe formatit të tyre, që duhet të qartësohet paraprakisht dhe të sigurohet që të mos ketë paqartësi për sportistët, stafin dhe mbështetësit”.

MICHEL: “DO TA MARR VETEN, POR NDIHEM E SHKATËRRUAR”

“Faleminderit për të gjitha mesazhet e bukura që më dërguat. Unë u trajtova mirë dhe do të shërohem. Megjithatë, jam shumë e shkatërruar për ekipin dhe më vjen keq që i mbylla Lojërat në këtë mënyrë”. Kështu është shprehur triatletja belge, Claire Michel, në një histori në Instagram, pas tërheqjes së saj në stafetën e përzier në Lojërat e Parisit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *