• |
ide | kryesore

Scamacca gjashtë muaj jashtë: këputje e krociatit, Atalanta mbetet pa sulmues

Sport
scamacca



Tronditet Atalanta e teknikut Gasperini. Gianluca Scamacca do të mungojë për një kohë të gjatë: këputje e krociatit të përparmë të gjurit të majtë, të meniskut dhe të kolateralit. Sulmuesi zikaltër, sipas raportimeve të Sky Sport, është operuar në mëngjes në Villa Stuart në Romë nga profesor Mariani. Lojtari u largua nga fusha e Tardini i mbështetur te stafi mjekësor, gjatë ndeshjes miqësore parasezonale me Parmën.

Sulmuesi u rrëzua përtokë duke vënë duart në lartësinë e gjurit pasi kapi fluturimthi një pasim nga Ruggeri. Situata e vështirë u kuptua menjëherë. Ndërkohë, skuadra bergamaske duhet të qëndrojë tashmë pa sulmuesin e tyre kryesor për një kohë të gjatë. Sipas asaj që mësohet kohët e rikuperimit janë rreth 6 muaj e Scamacca nuk do të jetë në fushë për Superkupën kundër Real Madrid, të planifikuar për të mërkurën më 14 gusht në Varshavë. Njoftimi zyrtar për shtyp i shoqërisë: “Pas një konsultimi klinik-specialist nga Prof. pasditen e sotme, e hënë 5 gusht, lojtari i është nënshtruar një operacioni artroskopik nga vetë Prof. Mariani”.

KËRKOHET NJË ZËVENDËSUES

Një goditje e rëndë për të gjithë mjedisin zikaltër, jo vetëm për lojtarin, në funksion të fillimit të sezonit të ardhshëm. Kështu, një rikthim në merkato do të jetë i nevojshëm për t’i dhënë kualitet sulmit bergamask, pavarësisht ardhjes së Zaniolo. Atalanta, megjithatë, nuk është e papërgatitur për këtë, pasi ajo tashmë ishte në kërkim të një zëvendësuesi për Scamacca. Ndër emrat e nxehtë është ai i Orri Oskarsson, futbollist islandez, sulmues i Copenhagen dhe Kombëtares U-21, i lindur në vitin 2004. Një i ri që ende nuk ka shpërthyer, me potencial të madh që mund të rritet falë përvojës së Gasperinit.

Atalanta gjithashtu mund të zgjedhë “të shikojë në shtëpi” dhe të bllokojë largimin e Koopmeiners ose Touré. Në rastin e parë, Percassi ka shprehur gjithmonë dëshirën për të mbajtur lojtarin, pavarësisht premtimit që i është bërë këtij të fundit për ta lënë të largohet nëse do të merrte një ofertë nga një klub i madh. Holandezi ka arritur marrëveshje me Giuntolin dhe dëshiron me çdo kusht të shkojë te Juventus, por kjo situatë mund ta mbajë të mbërthyer në Bergamo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *