• |
ide | kryesore

Video/ Sprinteri amerikan Lyles fiton me 5 të mijtat ndaj Thompson: Finalja e 100 metrave futet në histori

F1, Sport, Video
Lyles



Marcell Jacobs, kampioni olimpik i 100 metrave për meshkuj në Tokio 2020, dorëzoi kurorën e më të shpejtit në Olimpiadën e Parisit te amerikani Noah Lyles me 9″79. Favoriti i madh arriti të triumfonte vetëm me 5 të mijtat, përpara xhamajkanit Kishane Thompson. Podiumin e kompletoi sprinteri tjetër i SHBA-së Fred Kerley me 9″81.

Gara ishte gjithashtu shumë e pasigurt për vendet e para me xhamajkanin Thompson që mori kryesimin pothuajse menjëherë pas startit dhe Lyles i cili, si zakonisht, nuk e nisi në mënyrën më të mirë. Por më pas amerikani me një përparim të frikshëm rikuperoi pozicion pas pozicioni dhe i hoqi gëzimin e fitores kundërshtarit të tij, për titullin e tij të parë olimpik. Kjo ishte edhe medalja e parë personale në këtë garë për Lyles.

Një tjetër vend i katërt, ndërkohë, në një eveniment të madh botëror për afrikano-jugorin Akani Simbine me 9″82. Ai la prapa italianin Jacobs, ndërsa i gjashti u rendit atleti nga Botsvana Letsile Tebogo me 9″86 e në vendin e shtatë amerikani Kenny Bednarek me 9″88. I teti e mbylli garën xhamajkani tjetër Oblique Seville, një nga favoritët për podium, me 9″91. Pikërisht koha e këtij të fundit bëri që gara e 100 metrave në Paris të futet në histori. Asnjëherë më parë të gjithë sprinterët në finale nuk kishin vrapuar në kohën e 10 sekondave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *