• |
ide | kryesore

Berisha: Ku ngjason Rama me kryeministren e Bangladeshit

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te zhvillimet politike në Bangladesh, ku protestuesit përzunë nga vendi kryeministren e cila kishte 15 vite në pushtet. Gjatë fjalës në tubimin qytetar, Berisha tha se kryeministrja e Bangladeshit ishte njësoj si kryeministri Edi Rama dhe kishte burgosur liderin e opozitës.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të të gjithë shqiptarëve. Qëndrestarë të pamposhtur, ju përshëndes ju përzemërsisht. Përshëndes oratorët e parlamentit të fjalës së lirë, e parlamentit të qytetarëve guximtarë, të cilët çdo natë me fjalët e tyre mbrojnë të vërteta të rëndësishme për çdo qytetar shqiptar.

Të dashur miq, rinia e Bangladeshit përzuri dje pas sakrificash dymujore, përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan. Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama në Tiranë, burgoste kundërshtarët politikë. Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama përdorte gjykatat politikisht për të shkelmuar të drejtat e të rinjve të Bangladeshit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Edi Rama me fustan i Bangladeshit, njëlloj si Edi Rama e Tiranës, pasuronte me paratë publike dhe pronat publike veten dhe familjen e saj. Pasuronte apo ndanin pasuritë dhe fondet me ministrat, me rilindëset e Bangladeshit, me zyrtarët e vet, ndërkohë arrestonte, keqtrajtonte, varfëronte dhe largonte nga vendi të tjerët. Miq, Bangladeshi dhe Shqipëria janë mijëra e mijëra kilometra larg. Por për ironinë e fatit, ngjajnë si dy pika uji njëra me tjetrën.

Edhe Edi Rama me fustan i Bangladeshit paguante njëlloj si Edi Rama deklarata, vizita, raporte mashtrimi. Por studentët trima të Bangladeshit, në sakrifica sublime për të cilat kombi përjetë do u jetë mirënjohës, u ngritën mbi padrejtësinë. U ngritën kundër vjedhjes. U ngritën kundër shtypjes dhe arbitraritetit dhe e detyruan dje Edi Ramën me fustan të Bangladeshit t’ia mbathë si figura më e urryer e kombit të vet, siç është sot Edi Rama në Tiranës” –  tha Berisha. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Kaos në Bangladesh/ Kryeministrja jep dorëheqjen dhe largohet nga vendi

Bizneset ndjekin ‘këshillën’ e Edi Ramës, marrin punëtorë nga Bangladeshi


4 Comments

  1. Sala qendroi si burre dhe me pushke ne dore mbrojti krymenistrine nga protestuesit. Ndersa Nano ja mbathi nga Sala. Kush eshte burrr dhe kush cingije populli e kupton vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *