• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Rama nuk ka dokument shpronësimi për pronat e gjyshes në Gjipe

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama që mbrojti çështjen e kthimit të pronave për fisin e tij nga nëna në Vuno. Në një deklaratë për mediat, Ivi Kaso tha se Rama nuk nxjerr dot asnjë dokument shpronësimi që të probojë se prona prej 22.4 hektarësh i takon atij dhe kushërinjve të tij në Vuno.

Sipas Kasos, Rama ka manipuluar duke nxjerrë foto të Google Maps në majën e malit, sepse rreth 13 hektarë nga prona del poshtë rrugës Vlorë-Himarë dhe shkon deri në kanionin e Gjipesë.

“Ai tregon në Google Maps se ku është ‘Maja e Kolekajve’, për të dhënë përshtypjen se është larg nga deti, por nuk tregon asnjë nga hartat që kanë përdorur kushërinjtë e vet, dhe e ndjera nëna e tij palë në gjyq madje as Gjykata e Apelit për të pozicionuar pronën.

Vetëkuptohet Rama fsheh hartat se i del ne shesh maja e mashtrimit.

Ai thekson me forcë faktin që është pyll dhe kullotë, ndërkohë që zëri kadastral i të gjitha pronave aty, sipër dhe poshtë rrugës deri në det, është pyll dhe kullotë.

Edhe këtu devijon dhe gënjen sepse, edhe nëse janë pyll dhe kullotë, nuk do të thotë se janë larg bregut. Shumë prej resorteve në bregdetin e Jugut janë ndërtuar pikërisht aty ku më parë kanë qenë pyje dhe kullota.

Në 224 mije metër katror tokë të marrë nga Rama, nëpërmjet nënës së tij të ndjerë apo Endrit, mbi 13 hektarë sipas VKM janë poshtë rrugës kombëtare, pra afër detit. Ajo që dihet është se në të gjithë shtrirjen e bregut 13 hektarë poshtë rrugës nacionale Vlorë-Himarë, të kategorizuar si kullota e pyje, kanë mbetur te kanioni i Gjipesë” ka thënë Ivi Kaso.

Më parë, Rama ka mohuar pjesën e tij në pronën e trashëguar nga nëna e tij e ndjerë, duke thënë se ajo pronë i takonte vëllait të tij, Olsi Rama pasi ai vetë kishte trashëguar studion e babait të tij të ndjerë në Tiranë. Megjithatë Rama e mbrojti betejën ligjore të fisit të tij për rikthimin e pronës, duke shpjeguar se çështja është ende në gjykatën e lartë dhe pret për një vendim.

Lexo edhe: Denoncimi/ Ç’po bën Rama për të marrë pronat e gjyshes!

Lexo edhe: Rama flet për pronat në Vuno: Përfiton im vëlla, unë mora studion e babait!

DEKLARATA E SEKRETARIT TË ÇËSHTJEVE LIGJORE NË PD, IVI KASO:

Kryeplakut të Surrelit dhe piratit të Gjipesë i ka djegur shumë denoncimi i medias dhe Partisë Demokratike për vjedhjen e radhës, kësaj here si ‘kryeministër strategjik’.

Në zbatim të porosisë së ‘kolegut’ të tij në SPAK, ai ka bërë një punë të paqme ‘intelektuale’ për të fshehur krimin, por në vjedhje gjithmonë ngelet një këmbë jashtë. Sidomos kur hajdutët janë mbi 2 metra.

Në një deklaratë që zgjatej shumë, Edi Rama mundohej të mbulonte diellin me shoshë, por ne fakt binte brenda me të dy këmbët. Siç bën zakonisht ai citonte veten, por asnjë dokument kadastre të vjetër apo të ri, dhe aq më pak ndonjë dokument shpronësimi nuk nxori dot si dëshmi se 224 mijë metër katror tokë në zonën me turistike dhe me panoramike të bregut ishin të klanit Rama.

Në këtë mënyrë ai pranon se nuk ekziston asnjë akt regjistrimi kadastral që të faktojë se toka prej 224 mijë metër katror tokë në zonën me panoramike dhe më turistike të bregut është e gjysh Petros dhe barba Pilos. Po kështu ai pranon se nuk ekziston asnjë akt shpronësimi te 224 mijë metër katror toke të Petro dhe Spiro Kolekës që të provojë se kjo tokë ka qenë ndonjëherë e tyre.

Rama lodhet shumë për t’i mbushur mendjen vetes se edhe familjarët po ‘i hanë kumbulla pas shpine’, por nuk lodhet fare duke dezinformuar.

Aty ku thotë se qeveria e tij ka miratuar ligjin e pronave, i cili nuk e njeh vendimin e gjykatës si dokument orgjinë, mashtron. Ky parashikim ligjor është futur qysh në vitin 2006, me një amendim të ‘qeverisë Berisha’.

Ai tregon në Google Maps se ku është ‘Maja e Kolekajve’, për të dhënë përshtypjen se është larg nga deti, por nuk tregon asnjë nga hartat që kanë përdorur kushërinjtë e vet, dhe e ndjera nëna e tij palë në gjyq madje as Gjykata e Apelit për të pozicionuar pronën.

Vetëkuptohet Rama fsheh hartat se i del ne shesh maja e mashtrimit.

Ai thekson me forcë faktin që është pyll dhe kullotë, ndërkohë që zëri kadastral i të gjitha pronave aty, sipër dhe poshtë rrugës deri në det, është pyll dhe kullotë.

Edhe këtu devijon dhe gënjen sepse, edhe nëse janë pyll dhe kullotë, nuk do të thotë se janë larg bregut. Shumë prej resorteve në bregdetin e Jugut janë ndërtuar pikërisht aty ku më parë kanë qenë pyje dhe kullota.

Në 224 mije metër katror tokë të marrë nga Rama, nëpërmjet nënës së tij të ndjerë apo Endrit, mbi 13 hektarë sipas VKM janë poshtë rrugës kombëtare, pra afër detit. Ajo që dihet është se në të gjithë shtrirjen e bregut 13 hektarë poshtë rrugës nacionale Vlorë-Himarë, të kategorizuar si kullota e pyje, kanë mbetur te kanioni i Gjipesë.

Edi Rama mund të angazhohet me fjalor ordineri për të mbuluar vjedhjet si kryeministër. Me sa duket, ashtu siç u fut, nëpërmjet sharjeve dhe mashtrimeve, edhe do të dalë nga politika. Me ndryshimin e vetëm se u fut duke sulmuar pushtetin e të tjerëve dhe do të dalë duke mbrojtur korrupsionin e vet dhe të familjes biologjike e politike.

Partia Demokratike i ka bërë publike dokumentet dhe i mbetet SPAK që t’i marrë ato dhe të nisë hetimet. Nëse përtojnë, nuk ua mban, apo e konsiderojnë krim intelektual të vështirë për tu hetuar, apo siç pretendojnë ‘nuk kanë staf’, ua bëjmë ne gati siç kemi bërë me qindra dosje të tjera.

Nëse shpresojnë se do jua çojë Taulanti edhe këtë denoncim, është tjetër punë…


5 Comments

  1. qenka shume kare ky… po dhe ne qofte si thua ti, qe jane matane rruges, po pastaj… jeni per pronen ju te PD apo per ligjin 7501???
    Mos u boj qesharak o kar… se nje here le nam duke mbrojt spiunin e asfalise te trajnuar ne qipro, moterqirin Fredi Beleri qe ka ngrit armet me uniforme tjeter kunder shtetit shqiptar….
    o bole

  2. gjyshja monster,ka pjelle nje nga ndyresite me te medhenj.pilo qenin qe edhe kur bente mutin ne brek,bente thirrje per vrasje.

  3. Krenar për Tropojën fisnike, për traditat, zakonet, besën dhe bjeshkët e tyre të jashtëzakonshme”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe një video.

    Kësaj i thonë në shtëpinë e Berishës ka vaki, Ilir Meta nga ana tjetër ha dhe pi.nuk jane prona te gjyshes por te stergjyshes nga nena o Ivi i kasovajve

  4. na can karin keto ftyr skuthat e PD qe sillen me keq se komunistat. Ne vend ti kerkojne llogari kryeministrit qe pse sjan mbaruar legalizimet e pse nuk jan rregulluar problemet e pronesise, karat llapin se pse po kerkon pronat e veta. Qr me kokrra komunistash skam pa ndonjehere

  5. O ju patronazhistë ithtarë të hajdutit Rama. Ore e keni idenë që Vunoi vetëm pyll e kullota ka e që përjetësisht kanë qenë toka shtetërore që në kohët e largëta me perandorinë bizantine e ajo otomane. Dhe përgjatë shtetit shqiptar të ndara në atë mbretërore ato po ashtu kanë pronë e tij.
    Pra hajduti Rama e ka marrë atë territor pa pasur pronarë gjyshrit e tij. Do ta marri siç ka marrë dhe shumë prona të shtetit që dhe dikur ishin private !!! Dhe këtë ta thotë një person që e njeh mirë atë territor. Dhe zotëria i PD e di mirë se në radhë të parë është jurist klasi por dhe origjinën e ka nga jugu, e cila vetëm pyje e kullota ka pasur dhe për natyrën blegtoriale që ka pas ekonomia atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *