• |
ide | kryesore

Dortmund në kaos mes sherreve e përjashtimeve: plas “lufta” mes drejtuesve

Sport
Dortmund



Pas largimit të Terzic, Borussia Dortmund ia besoi stolin Nuri Sahin, zëvendës i skuadrës sezonin e kaluar dhe beniamin i tifozëve të Murit të Verdhë. Për trajnerin e ri, në përvojën e tij të parë në krye të pankinës në Bundesligë, detyra është të përpiqet të përmirësojë sezonin e kaluar që përfundoi me vendin e pestë në kampionat dhe mbi të gjitha me humbjen në finalen e Champions League, e cila u fitua nga Real Madrid.

Në pritje të fillimit të kampionatit, megjithatë, sipas WAZ dhe Ruhr Nachrichten, dy gazetave gjermane, një “luftë e ftohtë” e vërtetë po zhvillohet aktualisht brenda klubit mes drejtuesve dhe stafit. Një çështje që po mban në ankth klubin e Dortmund dhe po prish ekuilibrat e ekipit.

DREJTORI TEKNIK MISLINTAT KUNDËR ATIJ SPORTIV KEHL

Pas kthimit në klub në pranverë si drejtor teknik, ish-shefi i skautit Sven Mislintat i ka shpallur luftë drejtorit sportiv Kehl, kolonë e klubit dhe ish-kapiten i Borussia, me të cilin luajti nga viti 2002 deri në 2015. Arsyeja? Tensionet e brendshme mes të dyve, përplasjet për detyrat dhe kontradiktat në frontin e merkatos.

Lexo më tej: Adeyemi: “Unë te Juventus? Jam mirë në Dortmund, por në jetë nuk ka garanci”

Për më tepër, siç raportohet nga Sky Sports DE, Mislintat është penguar të hyjë në dhomën e zhveshjes. Me kërkesë të trajnerit, në fakt, vetëm disa drejtues u autorizuan, duke përfshirë Kehl, ish-shokun e tij të skuadrës dhe CEO Lars Ricken.

Kampionati është gati të fillojë dhe klubi duhet të gjejë një zgjidhje për të bashkuar dy drejtuesit, në mënyrë që të mos rrezikohet sezoni. Megjithatë, për momentin, situata është surreale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *