• |
ide | kryesore

Në kërkim nga policia bashkë me Noizy, reagon Dj Crax

Paparazzi, Slider



Bahtjar Bajraktari, i njohur ndryshe me emrin artistik Dj Crax, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës së bashku me reperin Noizy, për sherrin e ndodhur disa netë më parë në Pejë.

Nëpërmjet një postimi në lnstagram, ai fillimisht i kërkon ndjesë familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij për situatën. Më tej artisti shton se nuk është një kriminel për t’u shpallur në kërkim nga policia dhe sipas tij kjo është një padrejtësi që po i bëhet atij dhe mikut të tij, Noizy-t.

“Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë gjënë e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do bjerë në vendin e vet. Ne nuk kemi lënë vend për dhunë as sot, as dje dhe as nesër, puna jonë ka qenë dhe do të jetë e pastër duke mos ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha duke ju shmangur problemeve gjithë kohës. Edhe njëherë i kërkoj falje posaçërisht famijes time të gjerë dhe ju premtoj se çdo gjë do jetë në dorë të drejtësisë.”-shton ndër të tjera Crax.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *