• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Burri νret me sëpatë gruan, djali e hedh nga shkallët, ndërron jetë 69-vjeçari

Lajme, Të fundit
Bulqizë



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Shalës, Konispol. Sipas policisë së Sarandës dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë, 69-vjeçari ka vrarë me sëpatë gruan e tij 66 vjeçe. Dyshohet se 69-vjeçari është konfliktuar me djalin e tij, ky i fundit e ka shtyrë nga shkallët e banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë edhe 69-vjeçari.

Informacion paraprak:

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *