• |
ide | kryesore

Elgit Doda flet për arrestimin e Noizy-t

Paparazzi, Slider



Elgit Doda ka reaguar lidhur me arrestimin e reperit Noizy.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, Elgiti ka deklaruar se  Noizy është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht.

Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë (të jesh) i cenueshëm dhe tabelë qitjeje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit. Unë jam sot #MeNoizyn, artistin që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri”, shprehet Elgiti.

Më tej, vijon: “Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona kur shohim se drejtësia vepron me disa standarde?

Kur shohim se disa personazhe përdorin TikTok-un dhe rrjetet sociale për të na kërcënuar deri edhe me jetë? Më pas, i dalin zot dhunës së tyre verbale e prapë së prapë nuk u hyn gjemb në këmbë? Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ulëtat ndalohet pa pasur asnjë provë kundër tij?”.

Ai përfundoi postimin e tij duke u bërë  thirrje njerëzve që të mbështesin reperin, për t’u dhënë gjithashtu përkrahje  personave që sulmohen nga personazhet në TikTok:
“Ju ftoj të gjithëve të jeni #MeNoizyn, për t’u dhënë mbështetje atyre që janë tabelë qitjeje në TikTok, që sulmohen dhe kërcënohen familjarisht nga njerëz të idetifikuar qartë në rrjetet sociale, por që kurrë nuk ka ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji”.

 


1 Comment

  1. Kush eshte Ky mooracak qe ha mut kot ketu e ngado !?
    Si ka mundesi qe ka vemje,hajdute e kriminele qe suportojne dhunen edhe pse ishte me pasoja shume te renda ?Po nese kjo dhune do ushtrohej kunder ketyre qelbesirave qe siç duket i ka nxjerre per bythe edi rama dhe erion Veliaj ?
    Si ka mundesi qe ju krijoni hapesira ne keto blogje ketyre çingijeve te pushtetit te kriminalizuar ne kete vend ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *