• |
ide | kryesore

Ura e Ibrit: Si dhe kur mund të hapet?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve. Ky insistim është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi. Ndërkohë, kjo çështje nxiti serbët e Kosovës që të protestojnë duke kundërshtuar hapjen e urës.

“Ura e Mitrovicës duhet të hapet pa vonesa dhe pengesa të mëtutjeshme”.

Kjo fjali është përsëritur disa herë në disa raporte të Bashkimit Evropian ku përshkruhet progresi në zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Kjo urë që e ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe, ishte bllokuar për herë të parë pas luftës në vitin 1999.

Ndonëse ndër vite u arritën marrëveshje e dakordime, u investua në infrastrukturën e saj si dhe u hap për qarkullim të këmbësorëve, ura e Ibrit vazhdon të jetë e bllokuar për automjete.

Vetëm në raportin e BE-së të vitit 2023, për çështjen e urës u shtua fjalia: ”Për çfarëdo vendimi për hapjen e urës duhet të ketë pajtim dhe koordinim në dialog”.

Pikërisht në fillim të vitit 2023, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut kishte marrë një vendim për hapjen e urës.

Ata kishin thënë se vendimin e bazojnë në Marrëveshjen e Brukselit që kishte paraparë hapjen e urës në vitet 2015-2016.

Iniciativa për hapjen e urës për automjete u intensifikua javët e fundit nga Qeveria e Kosovës.

Më 24 korrik të vitit 2024, Ministria e Infrastrukturës e Kosovës hapi një tender për testimin e “kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese”.

Më 1 gusht, sipas dokumenteve të publikuara në ueb-faqen online për prokurim publik, Ministria e shpërbleu me kontratë kompaninë IPE-PROING SHPK, me seli në Prishtinë. Çmimi i kontratës parashihet të jetë 9.640 euro dhe nënshkrimi i saj ishte paraparë të bëhet më 6 gusht.

Megjithatë, kontrata e nënshkruar nuk është publike.

Ministria e Infrastrukturës dhe as kompania fituese nuk i janë përgjigjur pyetjes se kur është paraparë të fillojë dhe të mbarojë testimi.

Sipas raportimit të mediave vendore, punëtorë të kësaj kompanie tashmë janë parë duke kryer inspektime teknike të urës.

Një inspektim teknik për fuqinë mbajtëse të urës ishte paraparë edhe me marrëveshjen e arritur Kosovë- Serbi, si hap që duhet kryer para hapjes së saj për qarkullimin e automjeteve.

Për këtë iniciativë, pati protesta nga serbët e Kosovës në veri të vendit, të cilët po e kundërshtojnë hapjen e urës.

“Ne jemi të sulmuar si popull, ne jemi nën agresion që të largohemi nga Kosova”, tha gjatë protestës Nikolla Kabashiq, ish-gjyqtar serb nga Kosova.

Po këtë ditë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës tha se hapja e urës është çështje kohe dhe “nuk është fare çështje e dialogut.

“Çështja është e mbyllur, qysh më 2016. Është çështje e së drejtës për t’u hapur dhe e një vendimi që është tashmë publik”, tha ai.

Pa dhënë shumë detaje mbi çështjen e inspektimit teknik, ai tha se është në proces dhe po kryhet në dy faza.

Ndonëse nuk duan dialog në Bruksel për urën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se planifikojnë diskutim publik nga Komuna e Mitrovicës së Veriut me qytetarët për “përfitimet nga hapja e urës”.

“Për shumë kohë ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, shkroi Kurti në Facebook, më 7 korrik.

Çfarë thuhej në marrëveshjen për hapjen e urës?

Kur ura e Ibrit ishte bllokuar në vitin 1999, Mitrovica ishte ende një qytet i pandarë.

Ndarja në dy komuna u zyrtarizua në vitin 2013, kur u krijua Mitrovica e Veriut si komunë e re.

Ndërkohë, në urën e Ibrit filluan të vendosen barrikada në vitin 2011. Kështu, rihapja e urës u bë çështje diskutimi në dialogun Kosovë- Serbi që prodhoi rezultatet e para tre vjet më vonë.

22 korrik 2014 – Arrihen konkluzionet e kryesuesit të BE-së për heqjen e barrikadave dhe revitalizimin e urës në Mitrovicë

Plani i publikuar, sipas BE-së, përfshinte: kryerjen e një vlerësimi teknik të stabilitetit të urës, draftimin e një projekti për revitalizimin e urës, heqjen e barrikadave…

Në këtë plan, BE-ja ishte zotuar që të përfshihet drejtpërdrejt edhe me financim.

Para arritjes së këtij konkluzioni, më 2014, barrikadat në urë ishin zëvendësuar me copa betoni dhe me pemë, të cilën udhëheqësia e atëhershme e Mitrovicës së Veriut e quajti “Parku i Paqes”.

5 gusht 2016 – Dakordohet plani i zbatimit të marrëveshjes

Pas një rundi bisedimesh, Kosova dhe Serbia ishin dakorduar se revitalizimi i urës dhe pjesëve që e rrethojnë, do të niste më 14 gusht 2016.

“Ura do të hapet për trafik më 20 janar të vitit 2017”, thuhej në këtë plan veprimi.

Palët, madje, ishin dakorduar edhe për dizajnin se si do të dukej ura.

Dizajni i urës së Ibrit sipas projektit të BE-së më 2015
Dizajni i urës së Ibrit sipas projektit të BE-së më 2015

25 gusht 2015- Arrihet edhe një dakordim për zbatimin e marrëveshjes për hapjen e urës.

Në këtë dokument sërish përmendet plani i revitalizimit dhe hapjes së urës sipas dakordimeve të mëparshme.

Aty kërkohet edhe arritja e një dakordimi mbi kufijtë komunalë të Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, deri në tetor të vitit 2015.

Në dhjetor të vitit 2016, mbi këtë urë ishte ndërtuar një mur, të cilin autoritetet e Kosovës si dhe BE-ja e quajtën ilegal. Muri ishte larguar disa javë më vonë.

Më 2018, punimet e parapara nga BE-ja në urën e Ibrit kishin përfunduar dhe kostoja e projektit llogaritej të jetë rreth 1.5 milion euro.

“Punimet në urën e Mitrovicës kanë përfunduar dhe ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejshme”, thuhej në raportin e BE-së në vitin 2019.

Ura, megjithatë, nuk u hap asnjëherë për qarkullim.

Forcat e KFOR-it, përkatësisht karabinierët italianë qëndrojnë në vazhdimësi mbi urë./Evropa e Lirë


3 Comments

  1. HQIPTARET NUK DUHET ORJENTOHEN NGA ZHVILLIMET ,POR TE ORJENTOJN ZHVILLIMIN ME BAZ TE DREJTE HAKU,VETEM KESHTU NE PERCAKTOJM QARTESI GJALLERI SIGURI PAQE ZGJILLJE SHPRES SHPETIM SI INDIVID DHE KOLEKTIV LOJRAT I PRISHEN PAMUNDESIT, thotë:

    AJO QE QENDRON FSHEHURAZI QE PRENDIMI LUFTEN NE KOSOV E KA BER PAZAR COPTIMI DHE ZHDUKJE KOMBETARE,NE UNITET,KJO NUK FUNKSIONON ,ME KA DESHTUAR NE NE MITROVIC NUK KEMI POPULL SERB POR USHTRI SERBE QE KERKON TE GRABIS TROJE SHQIPTARE PO ASHTU DHE NE MAQEDONI DHE HIMAR, SIKUR SHQIPTARET TI VRISNIN KETO ETNITETE ,SI HAKMARRJE HISTORIKE ,NUK SHPAGUHET DEMI QE SHQIPTAREVE JU KAN BERE NE NJE SHEKULL, KET E KAN TE QART TE GJITH ,DALIM TEK SHTETI PARALEL SERB NE KOSOV KY DUHET ZHBERE MENJEHRE ,,PASI NE SHTEPIN TON JEMI ZOTER NE,DALIM TEK URA IBRIT, NE TERRITORIN SHQIPTAR NUK KA SHANCE QE DIKUSH TE BLLOKOJ ZHVILLIMIN E LIGJIT JETES SE BRENDESHME DHE TE NA FRENOJNE ZHVILLIMIN ,SIKUR TE ISHA NE VEND TE ALBIN KURTIT ,ATO QE COHEN NE GREV SI PRESION PER MOSHAPJEN E URES DO TI ARRESTOJA NE VEND ,SI PRISHJE E JETES NORMALE HORMONIS DHE SHTETIT LIGJOR DUKE JU VEN NGANJE GJOB QE DUHET PUNOJN 10 VITE TA PAGUAJN ME PAS TU HIQA TE DREJT SHTETESIJE NE TERRITORIN SHQIPTAR DHE TE SHKOJN E TI KERKOJN TE DREJT EVROPES,PO TE DUAN SERBET DHE PRENDIMI BEN KESHTU SE NE SHKOJM DHE I PYESIM SE CFAR DUHET TE BEJM NE SHTEPIN TON ATO PASTAJ FLASIN INTERESAt e tyre pasi duan dti zhvillojn mbrojne ,interesi gjitheve behet zhdukja jon,ATEHER NE MENYRE TE MERITUAR LE TE NA ZHDUKEN NGA SYT TE GJITH ATO QE NUK MENDOJN FLASIN DHE VEPROJNE HAKN HISTORIK,ME KET VIZION SHKATRRIMI NDER NJERZOR ESHTE VETEM NJE HAP LARG ,PASI ASKUSH SDON PADREJTESI DHE SEJCILI DON TE DREJTEN QE I TAKON POR QE NE UNITET ASIMETRIKISHT JAN VEN I FORTI KUNDER TE DOBTIT NDERKOHE QE EKZISTENCA GJITHEVE VARET NGA VLERAT HAKU DHE UNITETI MES TYRE ,USHTRONI PADREJTESI QE OSE TI AFROHENI FERRIT OSE TI AFROHENI TE VERTETES ME KESHTU NUK KA SHANCE TE VAZHDOJN E VERTETA DUHET THEN NDRYSHE NUK CLIROHEMI ASNJE NGA PADREJTESIJA DHE TE GJITH SEBASHKU SBEJM ME SHUM SE VETVRASJE PERDERI SA NE UNITET DHE ME HAK NUK ZGJILLIM PROBLEMET

  2. LIGJI PERCAKTON DHE MBRON HAKUN ME HAK , LIGJ PER GJITHCKA I PERKET ORGANIZIMIT JETES MBROJTJE DHE PERFAQSIMIT POPULLIT thotë:

    SHQIPTARET TE ASHPERSOJN LIGJET KUNDER KRIMINELEVE ,QOFTE PATRIARKAL ORTODOKES BRENDA TERRITORIT QOFTE ,NACIONALISTET TERRITORIAL , BANDAT DHE MOS JAP LEJE PER GREVAT PA SHPREHUR ME PAR QELLIMIN I CILI ESHTE NE PERSHTATJEN ME KUSHTETUTEN ,TASHME SJAN ETNI POR USHTRI KRIMINALE QE USHTRON KRIMINALITET NE TERRITORET TONA JAN SHKAK QE PO NA PENGOJN JETEN NORMALE TE ZHVILLIMIT NE VEND ,NE NUK KEMI KOH TE MERREMI ME INTERESIN E ASKUJT NE SHTEPIN TON PA SHIKUAR ME PAR INTERESIN E FAMILJES SON ,SERBET KURR ME NE MEZIN TON NUK DO TE GJEJNE RRESPEKT PERKRAHJE BASHKJETES PERDERI SA NE FSHEHTESI DHE HAPUR ATO ZHVILLOJN ZHDUKJEN TON NUK KA RRUG TJETER ME ARMIKUN VECSE HAKUN DOR PER DOR ME HAK RECIPROCITET

  3. BOTA NUK PLOTSON KUSHTE PER ZHVILLIM INTERESI ASNJE LIDERI,METEJKALIMI MASES TE GJITH I KA VEN PERBALL DOMOSDOSHMERIVE DOMOSDOSHMERISHT ,NE PIKPYETJE EKZISTENCA UNIVERALE NE CDO KUPTIM KUSH NUK PERSHTATET ,AI SBEN ME SHUM SE VETVRASJE , thotë:

    KUSH SKUPTON ,NE KOH E MESON KOHA ME ZHVILLIMET DHE KOSTOT QE DO TI SJELLIN , ALAM PER SHQIPTARET NE RRANGA KOMBETAR JAN REZERVAT USHQIMORE, QE DUAN MASA URGJENTE ,ARMATIMI QE KERKON QE CDO SHQIPTARE TE AKUMULOJNE NGA PASURIJA TIJE SIPAS NDJESHMERIS OSE SE PAKU 2 PERQIND NGA PASURIJA TIJE PER CESHTJEN KOMBETARE ARMATOSJEN ME POROSI ,TAKTIKE KOSTO TE ULET ,DHE CILESORE TE SUKSESESHME NE FUSHBETEJ ,JO ARMATIM MAGAZINASH, KETO FONDE DHE ORGANIZIM I PERKET DIASPORES PASI QEVERIT NA KAN ZHGENJYER ,DHE NE MEZIN TON JEMI TE MBUSHUR ME QEVERI AGJENTURASH, DUHET TE TREGOJM QE JEMI POPULL SHTETFORMUES TE NDJESHEM DHE OPTIMIST TE PANDALUR DHE PERCAKTUAR TE PASFIDUESHEM MUNDESIT EKZISTOJN I MUNGON VETEM ANGAZHIMI BEJENI KET SAKTRIFIC PER TE ARDHMEN E FEMIJEVE TUAJ PASI TE GJITH DONI APO SDONI KUDO QE TE NDOLLENI ZHVILLIMET DO TJU BEJNE TE MENDONI PRANONI DHE BINDENI SE ASKUN NUK DO JENI ME TE SUKSESESHEM MUNDESHEM QART DHE VLEFSHEM SESA NE VENDIN TUAJ ISHIN ARMIQET TAN ATO QE PER TE NA GRABITUR PASURIT TONA NA IMPONUAN LARGIM NGA VENDI TE PAREVE POR JA QE HISTORIJA PERSERITET ZHVILLIMI KUSHTET BENE QE TE VIJNE MOMENTI PER RIKTHIM TE MALL NE VENDLINDJEN TUAJ SHERBENI TE ARDHMES SUAJ E KU KA ME MIRE SE KU KE LINDUR,SAPO NJERZIMI TE TRAZOHET ASKUSH NUK KA VLER ME SHUM SE NE VENDIN E VET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *