• |
ide | kryesore

Erdogan i shtrëngon darën Ramës për gylenistët

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama erdogan gylen



Me sa duket loja e maces me miun mes Ramës dhe Erdogan, për ndëshkimin e kundërshtarëve fetarë të presidentit Turk, vazhdon. Kjo arrihet të kuptohet nga një njoftim i mediave zyrtare të Ankarasë, për një bisedë telefonike të zhvilluar të enjten mes dy liderëve. “Udhëheqësi turk iu referua përpjekjeve zhgënjyese të Organizatës Terroriste Fetulla (FETO) për të fituar një terren në Shqipëri, duke shprehur besimin se vendi ballkanik do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët e tij arsimor, shëndetësor dhe fetar”, thuhej në lajmin e televizionit TRT. Ndërsa Anadolu Agency i referohej angazhimit të dy liderëve për të luftuar terrorrizmin. Titulli për luftë kundër terorizmiit zuri vend edhe në kopjimin ‘Copy Paste” që shumë media shqiptare i bënë këtij lajmi, ndonëse vendet perendimore rrefuzojnë ta konsiderojnë si të tillë vllazërinë gyleniste.

LEXO ME TEJ:

Erdoğan telefonon Ramën: Zhdukni gylenistët në arsim, shëndetësi dhe fe

Ndonëse Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes në lajmin që dha foli edhe për bashkëpunim në fushat e mbrojtjes dhe atë të politikave globale duket se thelbi i bisedës, është përqëndruar tek premtimi i pambajtur plotësisht nga pala shqiptare për çrrënjosur gylenistët.

Gjatë vizitës të tij të fundit në Tiranë, raisi turk, në janar 2022, bëri paralajmërimin e ashpër në një fjalim para deputetëve shqiptarë. “Ndërsa ka kaq shumë çështje mes nesh për të biseduar, diskutuar dhe ndërmarrë hapa drejt së ardhmes së bashku, neve na vjen keq që humbim kohë me një çështje të këtillë. Shpresojmë që në takimin tonë të radhës këtë çështje ta largojmë nga agjenda jonë”, kërcënoi presidenti turk. Ky apel në formë shantazhi gjeti pasqyrim në faqet e para të gazetave si “Hurriyet” apo “Haberturk”, të cilat u mbushën me thirrjet e forta të Erdogan, gati në formë ultimative ndaj qeverisë shqiptare, se ai pret që në vizitën e tij të ardhshme “të ketë marrë fund problemi i gylenistëve”, të këtyre “terroristëve që i kanë duart me gjak”.

Herë pas here, qeveria e Ramës ka hedhur ndonjë hap në këtë drejtim. Kështu përpara se kryeministri të vizitonte Ankaranë në shtator 2022, ai ndryshoi ministren e arsimit Besa Shahini dhe vuri Evis Kushin, një nga hapat e para të së cilës ishte mbyllja e kolegjit të vajzave të lëvizjes guleniste për disa alibi teknike, heqja e liçencës së shkollës së mesme Mehmet Akif, po ashtu edhe vënia e drynit për kopshtin Turgut Ozal.

Erdogan kërkon ekstradimin e 450 “gylenistëve” nga Shqipëria

Të njëjtat skena u riprodhuan edhe në shtator 2020 kur qeveria vendosi mbylljen e veprimtarisë së medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë, medresesë “Ali Korça” në Kavajë dhe të “Memorial International School of Tirana (MIST)”, “të lidhura me strukturat e organizatës terroriste FETO në Shqipëri”, siç joftonte në atë kohë agjensia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Kulmi i përdhunimit të shtetit ligjor në Shqipëri arriti në janar 2020 kur shteti shqiptar i rrefuzoi kërkesën për azil politik gylenistit, Harun Çelik, madje mediat turke njoftuan plot triumf në vendin e tyre se ai ishte rëmbyer në Tiranë nga shërbimi sekret turk, MIT.

Por, pavarësisht nga këto hapa, Erdogani duket se është i pakënaqur nga shërbimet e Ramës për ta mbyllur njëherë e mirë kapitullin e Gylenistëve në Shqipëri. Kjo përfiltet të jetë edhe arsyeja që ai nuk vjen të inagurojë xhaminë e madhe të Tiranës, për sa kohë në krye të komunitetit mysliman shqiptar janë përfaqësuesit e asaj që ai e etiketon si FETO.

Kërkesa për ememinimin e saj ka qenë konstatnte që pas grushtit të supoziar të shtetit në Turqi, në korrik 2016. Por rezistenca e palës shqiptare ka ardhur duke u ulur.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama – Erdogan?

Në tetor të 2018, ministri i jashtëm Mevlud Çavushoglu, i kërkoi në Tiranë homologut të tij shqiptar Ditmir Bushati ekstradimin e gylenistëve, por qëndrimi i qeverisë shqiptare ishte i prerë. Ai i tha sy më sy përballë gazetarëve shefit të diplomacisë turke se shteti shqiptar është laik dhe do qe absurde që ai të të përfshihej në çështje fetare. “Aq më pak në to mund të përfshihet një vend i huaj” këmbënguli ai (shiko videon këtu).

Nuk kaluan as dy muaj dhe Rama e largoi Bushatin nga detyra. Që atëhere askush nuk ka guxuar më ti përgjigjet publikisht kërkesave gjithnjë e më të forta të Ankarasë që nënpërkëmbin sovranitetin dhe laicitetin e vendit tonë.

Edhe ministri i jashtëm turk edhe homologu i tij i brendëshëm kanë kërkuar me insistim dorëzimin e atyre që bota perendimore nuk i njeh si terroristë, nuk pranon tia dorëzojë Turqisë, madje i jep edhe strehim politik. Në shkurt të 2020, gjatë një vizite në Tiranë, shefi i diplomacisë Mevlut Cavusoglu, deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin në detyrë Gent Cakaj, se qeveria shqiptare “ka ndërmarrë disa hapa”. Duke folur në përgjithësi për atë që qeveria e presidentit Erdogan i referohet si një organizatë terroriste, Cavusoglu tha: “Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETO-t. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai krahas Gent Cakajt.

Në fakt, me të vërtetë, ndryshe nga shume vende demokratike Shqipëria i ka marrë disa hapa për dorëzimin e gylenistëve dhe bizneseve të tyre. Policia dhe prokuroria kanë ushtruar presion maksimal mbi kolegjet turke për të realizuar shitjen e tyre. Disa herë nxënësit e këtyre shkollave janë befasuar brutalisht nga hyrja arrogante e forcave policore në mjediset mësimore. 

Një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, në Maj 2020, e fshikullonte edhe Shqipërinë për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.

Andi Bushati:Me poture ulur nderojmë sulltanin

Por, pas një dekade vllazërie, pas shpalljes si aleat strategjik, votimit “antiamerikan” për mosnjohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, refuzimit për të votuar në Këshillin e Evropës kundër persekutimit të filantropit Osman Kavalla nga regjimi turk, pas ngritjes në Tiranë një memorial për viktimat e grushtit të shtetit, autokrati turk nuk është ende i kënaqur me sivëllain e vet më të vogël. Ai kërkon provën fiunale dhe spastrimin e fundit: zhduken nga skena biznesmenëve të mëdhenj të lidhur me rrjetin Gylen, shkarkimin e kreut të Komunitetit Musliman shqiptar dhe mbyllje përfundimtare të shkollave. Ndoshta në këtë drejtim ka qenë edhe biseda e fundit telefonike. Erdogan nuk kishte dhënë më kot ultimatum në 2022-shin.

©Lapsi.al


17 Comments

  1. Dhe kto laro ministrat që nuk i njeh as mami zboristja që i ka pjelle thotë:

    *gent kaka
    Marjoneta pa shtyllë korizore
    Ditmiri ditmir…
    Por nuk u bë vegël e skizofrenit narkoman

    1. Kan pune se diktatoret lidhen me nj tj, bashkohen, nga njeri vend ne tjetrin, mbeshtesin nj tj. Jo si popujt, qe kan frik te mbeshtesin nj tj.
      Ka halle ramuti ndaj mban afer turkun serbin grekun der te trump dhe diktatori i maskum e i pashpall sorros. Ato i japin oksigjen ktij.

  2. O loqet e lapsit me mesimet e srebi salih,thejshte fare bejne politike,secili ne mbrojtje te interesave te popujve te tyre,jo si salihu qe per bythen e vet shiti detin dhe kufijte shqiptare,vrau remzi hixhen sepse i filmoje ne takimin qe salihu beri me milloshevicin ne prani te arkanit ne oher,per cfare u takuan dhe te gjithe e dine cfare ndodhi ne kosove ate kohe.

    1. Ky Allajbeu sikur e ka amerikan spitalin?
      Ne kohe e kovidit beri namin me cmimet.
      Ka edhe seksere ne spitalin shteteror per te peshkuar paciente.

      1. Po ja shtrydh koqet jo vetëm për gylenistët por për Izraelin ,Amerikën dhe Europën . O me mua o me ata!!
        Dhe ka ra në hall i “ndrituri”inë kumandar Rama sepse Erdoğan nuk fal!!!

        1. Hall per tu par, se rreth e rrotull nesh dhembet i kan mpref e gati per tfundit fare. Vec Turku ka majt anen ton dhe pa ‘interes’. Nato mbetet ojq.

  3. AEY”, ortak me Diverolin pretendon se politika shqiptare ishte e përfshirë në këtë proces.

    Sipas tij, Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën.Karakurvat qe ke ne shtepi vazhdo shkerdheji qe te shtosh rradhet e shpellkareve te lindur nga karakurvat qe keni neper shtepi o shpellkar i salihut.

  4. misteri atyre 8 viteve të qeverisë Berisha (2005-2013) gjatë të cilëve familja Berisha duke nisur nga fëmijët e kryeministrit, Argita dhe Shkëlzeni, ishin bërë faktorë dominues në tregun shqiptar të aferave dhe të krimit.

    Një realitet tragjik i korrupsionit të përhapur të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit e transformoi më pas në familje “non grata”

  5. KY UDHEHEQES QE E DUAN TE GJITH ERDOAN, VUCIC,MALI ZI ,MAQEDONET,AMERIKANET SOROS DHENDERRI TRAM ,CIFUTET ,E PREGATITI TONI BLAIR, E DUAN FRANCEZET GJERMANET , POR VETEM E URREJN SHQIPTARET PASI RRENOJ GJITHCKA thotë:

    CILI ESHTE INTERESI TURK,PERGJAT HISTORIS,TURQIJA JO PAK PAZARE KA MBYLLUR KUNDER SHQIPTAREVE KUR I BASHKOJN INTERESI ERDOAN BISEDON ME CIFUTET AMERIKANET ME GREKERIT SERBET MALAZEZET BULLGARET SERBET RUSET PER RUAJTJEN E EKUJLIBRAVE,E KUSH JAN KETA EKUJLIBRA ,TURQIJA TE MOS ZHBEHET PASI U FORMU PADREJTESISHT MBI TROJET E TJEREVE ,AKTUALISHT AJO ME IRANIN PO MBAJN NJE PJES TE KURTISTANIT,SERBIJA MALI ZI GREQIJA MAQEDONIJA MBAJN PERNG TROJET SHQIPTARE RUSIJA UKRAHINEN DHE IZRAELI PALESTINEN EDHE EVROPA KA KETO PROBLEME POR I KAN TEJKALUAR PERMES ZHVILLIMIT CILSIS JETES DHE MIRKUPTIMIT HAPJES,JU THEM TE GJITHEVE CFAR FAJI JU KEMI NE SHQIPTARET QE NA SHTRYLLNI FRENONI ZHVILLIMIN DHE SHPOPULLONI VENDIN NJE HER GRABITET TROJET PASTAJ LIRIT TE DREJTAT HERE NGRITET PIRAMIDA NE SHQIPERI NJE HERME GRUMBULLIM PARASH NJE HER ME SHTET AGJENTURASH DHE NJE HER ME MIKROKREDIT ,KURSE TANI SHOHIM NJE PROPOGAND TE BUKUR QE VJELLURAZI NE RRJETSOCIAL LEJOHET TJU BEHET SHQIPTAREVE KUSH KA NJE SHTEPI PRON QE NUK E SHFRYTEZON NE MUND TJA BLEJME DHE ATO PARA MUND TI INVESTOJNE ,NE VENDET KU JAN KAN ME FITIM DUKE JU BERE DHE DHOGARIT CDO TE THOT KJO SHQIPTAR PASI IKET ,PER JU KETU DUAM FE FSHIJM GJITHCKA QE KETU KURR ME TE MOS KENI MUNDESI KTHIMI,TASHME TE GJITH E DIN SE GJITHCKA SHQIPTARE EJU DHA ME KONCESION CIFUTEVE DERI DHE UJI,SOROS E MENAXHON ,CIFUTET DISA HERE KAN BERE PERPJEKJE QE TE GEZOJN KETE VEND TE BUKUR BALLKANIK TANI GJETEN VENDIN E DUHUR, OSE TA KEN NJE KARTE KREDITI PER INTERESIN E TYRE, TE GJITH E DIN CFAR PASURISH KAN SHQIPTARET NAFTA GAZI NE DETIN JON ASGJEHERE SHTETI SHQIPTAR NUK PROJEKTOJ ZHVILLIM MIRQENJE TE POPULLIT VET PERMES TIJE,POR TASHME ASKUSH NUK DIN FATIN E TIJE , SHVILLIMET KLIMATIKE KU NE SHUM VENDE TE BOTES ,PARASHIKOHEN PERMBYTJE ,MUNGES UJI VULLKANE VETEM NGA VULLKANI ETNA ME SHPETHIMIN E MADH QE DO KET PRITET QE TE VDESIN RRETH 200mije vet KETA JAN TE VARFERIT KURSE TE PASURIT,EVAKOHEN MENJEHER JASHTE ZONAVE TE RREZIKUT, ,POR MUNGESA UJIT DO TI PERFSHIJN TE GJITH SHQIPERIJA ESHTE E FUNDIT ,NE BOT QE UJI LARGOHET,ESHTE MESHIR NGA ZOTI PER NE,PER NDRYSHIMET KLIMATERIKE,DHE VISHTIRSIT QE VIN SHQIPERIJA ESHTE VENDI ME I GARANTUAR NE BOTE QOFTE DHE PER LUFT BERTHAMORE PER SHKAK TE TUNELEVE TE SHUMTA DHE TERRENIT MALOR,SHQIPERIN E PASKEN STUDIUAR MIR ATO QE GJITHCKA JA GRABITET ,DHE POLITIKAT QE NDOQEN ,POR I BEN LLOGARIT GABIM MBASI ASKUSH SMUND TE NDAL ASKEN TE KTHEHET NE TROJET E TYRE ,ASKUSH NUK DO TI PERGJIGJET ASKUJT PER BORXHET NE EMER TE POPULLIT PASI POPULLI NUK U PYET PER BORXHE ,AS POLITIKA AS KONCEESIONE AS COPTIM AS TENDENCAT PER RICOPTIM NUK U PYET AS PER VARRE GREKE AS VARREZA AS SISTEM POLITIK AS EMRA RRUGESH DHE ASGJE TJETER QE PLOTSON PLATFORMA ZHVILLIMI INTERRESI KUNDER INTERESIT KOMBETAR GJITHCKA KA EMERIN PADREJTESI NDAJ NESH NE KREJT PAK VITE DO ZHBEHET TE GJITH DO SHIJOJN FUNDIN QE PADREJTESIJA KA REZERVU PER TA DHE SEJCILI DO GEZOJN HAKUN QE I PERKET PER NJE PERIULL 3 VJECARE GJITH SHQIPTARET DO MBLILLEN NE TOKEN E TE PAREVE TE TYRE ME TE DREJTAT E TYRE KU ASKUSH NUK KA SHANCE ME TI NDALOJN SEJCILI ME FATIN E VET

  6. Lapsi nuk e kuptoj pse lejoni komente/fyerje jashta teme psh ketu te njejtat lloqe per salu berishen e familjen e tij pa asnje lidhje????”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *