• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Moldavi/ Digjen brenda makinave pesë persona, 7 të tjerë në spital

Arkiva, Lajme, Planet
Aksident i rëndë në Moldavi! Digjen brenda makinave të përfshira pesë persona, shtatë të tjerë dërgohen në spital



Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kishinau-Balti në Moldavi, ku janë shënuar pesë viktima. Në aksident janë përfshirë dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në vendngjarje, paraprakisht u konstatua se njëra prej makinave ka kryer manovra është përplasur kokë më kokë me makinën që lëvizte në drejtim të kundërt. Pas përplasjes, të dyja makinat kanë shpërthyer në flakë, 5 persona janë gjetur të djegur. 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe të mitur janë transportuar në spital.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *