• |
ide | kryesore

Khelif tregohet “burrë” deri në fund: mposht edhe kinezen Yang dhe fiton medaljen e artë olimpike

Sport, Video
Khelif



Pasi përfundoi në qendër të vëmendjes dhe kritikave, më shumë për arsye jo sportive sesa për atë që tregoi në ring, Imane Khelif tashmë mund t’u tregojë të gjithëve se është fituese e medaljes së artë olimpike. Boksierja algjeriane mposhti 5-0 kinezen Liu Yang, në ringun e Roland Garros. Imane u ngjit kështu në shkallën më të lartë të podiumit, në kategorinë 66 kg të rezervuar për femra. Është medalja e artë e parë e boksit për Algjerinë në Lojërat Olimpike.

Kundër saj, italiania Angela Carini u tërhoq pas vetëm dyzet e pesë sekondave në raundin e parë dhe më pas u mundën me radhë Anna Luca Hamori dhe Janjaem Suëannapheng (fitore e qartë 5-0 kundër të dyjave). Imane Khelif kështu hyri në sfidën vendimtare për medaljen e artë në kategorinë 66 kg me parashikimet në favor dhe nuk i tradhtoi pritshmëritë. Boksieria algjeriane mundi me një rezultat të pastër 5-0 kinezen Liu Yang, e cila nga ana e saj kishte mposhtur kinezen e Taipei Nien-Chin Chen në gjysmëfinale. Dominimi në të tre raundet, gjithmonë i marrë me vendim unanim.

Për Khelif, ajo e arritur në Paris është një sukses i madh sportiv, por edhe një fitore e madhe personale. Pasi u bë menjëherë gruaja më e kritikuar e Lojërave Olimpike, njëzet e pesë vjeçarja nga Tiaret arriti të mos ndikohej nga komentet e jashtme dhe arriti të përmbushë ëndrrën e saj: të sjellë në Algjeri medaljen e parë olimpike në boks. Për kombin afrikan është ari i dytë në këto Lojëra Olimpike të Parisit, pas atij të fituar nga gjimnastja Kaylia Nemour: bëhet fjalë për një rekord për Algjerinë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *