• |
ide | kryesore

Video/ Dudaev si gjithë të tjerët, eliminohet në çerekfinale: mundësi kuqezi ka ende një shans për medalje

F1, Sport, Video
Dudaev



Islam Dudaev nuk bën përjashtim nga mundësit e tjerë që përfaqësuan Shqipërinë në Lojërat Olimpike. Mundësi kuqezi mundet në çerekfinale dhe eliminohet nga Lojërat, me shpresën se kundërshtari që e mundi do të mbërrijë në finale dhe , ashtu si Valiev, edhe Dudaev do të ketë një shans ripeshkimi për medaljen e bronxtë.

Sidoqoftë, mundësi duhet t’i thotë lamtumirë ëndrrës për medaljen e artë në “Paris 2024”. Dudaev, që konkurronte në stilin e lirë për peshat deri në 65 kg, humbi me shifrat 11-0 përballë iranianit, Rahman Amouzadkhalili. Gjithsesi, mundësi kuqezi mund të rizgjihet në garë për vendet 3-5 nëse rivali i tij nga Irani shkon në finale.

Tashmë, i vetmi sportist që përfaqëson Shqipërinë i mbetur në garë, është Chermen Valiev. Mundësi kuqezi, në stil i lirë për peshën deri në 75 kg, do të përballet me rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin në garën për medaljen e bronxtë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *