• |
ide | kryesore

Cardi B tregon aksidentin që për pak i rrezikoi jetën e bebit

Paparazzi, Slider



Cardi B ka zbuluar së fundmi se është përfshirë në një aksident, i cili për pak i shkaktoi abort.

Reperja, e cila është shtatzënë me fëmijën e tretë me reperin Offset, zbuloi se për një periudhë kohe mbeti e paralizuar

“Pësova një aksident të çmendur. Kështu mund ta shpjegoj”, tha Cardi B. “Ajo gjëja për pak më kushtoi jetën e bebushit që pres të vijë në jetë. Dje u ndjeva mirë sepse erdha në shtëpi, por isha aq dru sa një balonë (referuar efektit të ilaçeve).

Sot u zgjova esëll. Po vdes. Domethënë, vërtet po vdes. Betohem në Zot. Nëse nuk ndihem mirë për 4 orë, do shkoj në spital, s’më plas fare”.

Cardi B nuk dha të tjera detaje për diagnozën apo rikuperimin. Sa i përket shtatzënisë së saj të tretë, ajo e bëri publike pak orë pasi nënshkroi divorcin nga ish-bashkëshorti, Offset.

Një burim i brendshëm tregoi se tradhtia nuk kishte të bënte me arsyen pse çifti, i cili u martua fshehurazi në 2017, u nda.

“Ata janë rritur veçmas. Kjo është ajo që e shtyu atë drejt këtij vendimi më shumë se çdo gjë tjetër”, pohoi burimi. “Kjo është diçka që ajo dëshiron të bëjë.” Insajderi shtoi gjithashtu se divorci nuk ishte “diçka që ndodhi brenda natës”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *