• |
ide | kryesore

Bissouma filmon veten duke thithur gas oksid azoti dhe publikon videon: në Angli ky është krim

Sport
Bissouma



Gjest i pakuptimtë i futbollistit të Tottenham, Yves Bissouma, i cili publikoi një video në profilet e tij sociale në të cilën po kryen atë që konsiderohet krim në Britaninë e Madhe. Në fakt, mesfushori nga Mali përfundoi në qendër të një skandali pasi postoi disa video në Snapchat dhe në historitë e tij në Instagram ku e tregonte atë duke thithur gaz euforik, “drogën e re” që është duke fituar terren në Angli. E njohur si “crack hippy”, zotërimi i saj për “qëllim harbimi” është i paligjshëm që nga viti i kaluar. Madje përsëritësit rrezikojnë deri në dy vjet burg si dhe një gjobë shumë të rëndë.

Në fakt, ylli 28-vjeçar i Spurs menjëherë pas ndeshjes së fundit parasezonale të skuadrës së tij (të luajtur kundër Bayern Munich) shkoi për të festuar me disa miq nëpër rrugët e Londrës, në një limuzinë me shofer. E pikërisht në atë moment, siç zbulohet nga videot që ai vetë ka publikuar në rrjetet sociale, Bissouma ka thithur oksidin e dëmshëm të azotit (mund të shkaktojë çrregullime të trurit, depresion, humbje të kujtesës, mosmbajtjeje, halucinacione dhe dëmtim të sistemit nervor).

NDJESA PAS KTHJELLIMIT…

Të nesërmen Yves Bissouma kërkoi falje për atë që kishte bërë, duke marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi: “Dua të kërkoj falje për këto video. Ishte një mungesë serioze gjykimi. Unë e kuptoj sa serioze është kjo situatë dhe rreziqet shëndetësore që ajo sjell dhe e marr shumë seriozisht përgjegjësinë time si futbollist dhe model sjellje”, tha mesfushori i lindur në vitin 1996, duke iu referuar videove që e përjetësuan teksa thithte gazin e të qeshurit.

Megjithatë, një falje mund të mos mjaftojë duke qenë se si policia ashtu edhe klubi i tij mund të marrin masa për këtë akt të çmendur të lojtarit. Tottenham në fakt i ka bërë të ditur The Sun se ngjarjet janë duke u shqyrtuar dhe se çështja do të trajtohet nga brenda, ndërsa për momentin nuk ka asnjë lajm për hetime të vazhdueshme nga policia. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se abuzimi me “hippy crack” nga futbollistët e Premier League po kthehet në një zakon të vërtetë. Bissouma është, në fakt, vetëm i fundit në listën e gjatë të kolegëve të kapur duke thithur oksid azoti.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *