• |
ide | kryesore

E bujshme, me fanella false tifozët nuk do lejohen në stadium: klubi historik anglez paralajmëron

F1, Sport
fanella



Biznesi i fanellave të falsifikuara është një plagë e zakonshme në mbarë botën. Ka shumë të tilla përreth dhe kjo penalizon tregëtimin e klubeve dhe fanellave zyrtare që rezulton në humbje. Tifozët preferojnë fanella false, sepse janë shumë më të favorshme ekonomikisht. Por tani vjen një vendim drastik nga një klub.

FANELLA FALSE? NUK FUTESH NË STADIUM

E një klub ka vendosur t’i shpallë luftë atyre që mbajnë fanella të falsifikuara dhe atyre që e blejnë atë. Në Angli, klubi historik Sheffield Ëednesday ka vendosur t’i përgjigjet me grusht të fortë mbështetësve të tij që blejnë fanella të falsifikuara: ndalim për të hyrë në stadium me një fanellë klubi jo origjinale.

Lexo më tej: Video/ Pamje të rënda të dëmtimit të Chris Basham: kavilja e lojtarit të Sheffield United e copëtuar

“Ne me respekt kërkojmë nga tifozët që të përmbahen në veshjen e fanellave false në ndeshjet në shtëpi. Kushdo që gjendet me një fanellë false brenda Hillsborough mund t’i kërkohet të largohet dhe informacioni do t’u kalohet palëve përkatëse. Ndërsa ne nuk mund t’i parandalojmë tifozët që të veshin fanella të falsifikuara larg Hillsborough, ne kërkojmë me mirësi që produkte të tilla të mos shfaqen brenda stadiumit”. Për më tepër, dyqanet zyrtare janë të ndaluara të shtypin emra dhe numra mbi fanellat e falsifikuara.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *