• |
ide | kryesore

“350 milionë në vit? Jo faleminderit”, çmenduri për Vinicius, ofrohen një miliardë euro për Real Madrid

Sport
VINICIUS



Edhe vetëm të shkruash këtë shifër të bën përshtypje: një miliardë euro për të rrëmbyer Vinicius nga Real Madrid dhe 350 milionë euro në sezon për brazilianin, për ta parë në Saudi Pro League. Arabia Saudite nuk ndalet dhe dëshiron që 24 vjeçari t’i japë një shtysë të re futbollit vendas, duke e bërë sulmuesin edhe ambasador të Botërorit 2034 që do të zhvillohet në vend.

Thashethemet që vijnë mes Spanjës (Relevo) dhe Brazilit (ESPN) pushtojnë faqet e para të të gjitha të përdishmeve sportive. Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite e ka kontaktuar Vinicius, duke i ofruar atij të bashkohej me Saudi Pro League. Në këmbim, ai do të bëhej ambasador i Kupës së Botës 2034. Propozimi, në fakt, fillon nga 200 milion euro për sezon kontratë, plus bonuset. E pikërisht, roli përfaqësues do ta rriste shifrën deri në 350 milionë në vit.

Natyrisht, PIF ka folur edhe me Real Madrid, i cili nuk dëshiron ta shesë Vicinius dhe u kufizua në përgjigjen: “lojtari ka një klauzolë me vlerë një miliardë euro”. As kjo nuk e ka lëkundur Arabinë dhe ata po mendojnë t’i paguajnë spanjollëve shumën astronomike për të pasur brazilianin, edhe pse nuk e kanë marrë ende aprovimin e lojtarit.

Lexo më tejOfenduan rëndë Vinícius: tre tifozët e Valencias dënohen me 8 muaj burg

Vinicius, nga ana e tij, do të dëshironte të qëndronte te Real Madrid, ku (sipas burimeve pranë stafit) ai është “i lumtur dhe i motivuar”, por është e qartë se përballë kaq shumë parave, një arsyetim është i domosdoshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *