• |
ide | kryesore

BE: Edhe ura e Ibrit do të futet në agjendën e bisedimeve në Bruksel

Arkiva, Lajme, Të fundit
veri



Bashkimi Evropian planifikon takim midis Kosovës dhe Serbisë në të cilët do të flitet për statusin e urës mbi lumin Ibër, tha zëdhënësja e BE-së Nabila Masrali.

“BE planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të Dialogut” – u shpreh Masrali.

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar iniciativën e hapjes së urë së Ibrit ka pasur zgjidhje politike për këtë çështje midis Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel. Sipas BE-së hapja e urës në mënyrë të njëanshme do të rrisë tensionet në veri të Kosovës, raporton rtv21.

“Hapja e urës është çështje e dialogut edhe pse Qeveria e Kosovës po vepron në të kundërtën. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n dhe KFOR-in, ne e kundërshtojmë veprimin për të ndryshuar statusin aktual të urës pa koordinim dhe marrëveshje paraprake në dialog. Ne ua kemi bërë shumë të qartë qëndrimin tonë homologëve tanë në Kosovë në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. BE-ja u kërkon të gjitha palëve të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm. Nuk diskutojmë për skenarë të mundshëm. BE-ja planifikon ta vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga një zëdhënës i BE-së.

Qeveria e Kosovës ka prezantuar planet për hapjen e Urës së Ibrit, që mbetet e mbyllur për qarkullim të veturave.

Qeveria ka kryer testimet e qëndrueshmërisë së urës dhe është në pritje të një raporti vlerësues nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet nëse ura i plotëson kushtet për qarkullimin e automjeteve.

Ndaj planit të Qeverisë kanë protestuar edhe serbët në veri.

Partnerët ndërkombëtarë kanë kritikuar Kosovën duke e cilësuar planin si “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”. Edhe KFOR-i ka thënë se çfarëdo vendimi për hapjen e urës duhet të merret në dialog.


1 Comment

  1. EVROPA ,PO VE NE AXHEND ,,INTERESIN ,E CILA ZHBEHET NGA KENDVESHTRIMI HISTORIK E VERTETA thotë:

    JU BEHET NJE PYETJE EVROPES , A DONI TE MENDONI FLISNI DHE VEPRONI NE KENDVESHTRIM INSTINKTI IMUNITET DOMOSDOSHMERISH ,DHE TE KENI ZGJILLJE AFATGJA ,APO DONI ZGJILLJE SIPAS INTERESIT TUAJ DUKE FUNDOSUR TE DREJT E TTONA DHE TE FUNDOSENI EDHE JU ME TO,NESE SERBET JU LLIMBESEN AQ SHUM SI PARA NJE SHEKULLI QE JU LLA TROJET SHQIPTARE MERRNI ATJE NE VENDIN TUAJ DHE NDANI PASURIN TUAJ ME TO, SOT ISH PRESIDENT TRAMP PER NJE PADREJTESI QE I KAN BERE I KERKON ATI SHTETI 100 MILION DEMSHPERBLIM PA MENDONI PAK PER NJE PADREJTESI TE VOGEL PER NJE KOHE TE SHKURTER JU KERKON 100MILION NETANJAHU ,THOT KUSH ME SULMON DO TA KTHEJ NE EPOKEN E GURIT PUTINI MOS ME CENONI INTERESAT SE DO PERDORI ARMET BERTHAMORE ,KINA I THOT SH B AS JE TIGER PREJ LETRE, TE GJITH KAN NXJERRUR DHEMBET PER KAFSHIM ,PO PER PADREJTESIN SHEKULLORE NDAJ SHQIPTAREVE ,A MENDONI SA BORXH NA DETYROHENI NE FAKT DUHET PYETU TRAM SE AI ESHTE VLERSUES I SAKT ,MOS HARRONI SE NJE DIT ,DO TE PERBALLENI ME KETE KOSTO TE GJITH ,KURSE PERSA I PERKET CESHTJES SE URES IBRIT JO JU POR GJITH NJERZIMI TE BEHET BASHK LE QE NUK GJEJN MBESHTETJE LIGJORE DHE LOGJIKE QE URAT DUHET NDALUAR PASI URAT JAN PER LILLJE UNITET ,MIRESI ,JU PARALAJMROJ ,MOS U THELLONI NE PADREJTESI NDAJ KOMBIT SHQIPTAR QE TE MOS BEHET SHKAKU FALIMENTIMIT TUAJ, PAS GJITHCKA CFAR KA NDOLLUR JU NUK KENI SHANCE ME NE ASNJE KUPTIM TE NDALONI TE VERTETEN TE VIHET NE VENDIN E VET,NESE VAZHDONI GJITHCKA DO FUNKSIONOJN VETEM KUNDER JUSH MOS I HILLNI BENZIN ZJARRIT I THEM FRANCES LARG DUAR NGA TROJET SHQIPTARE PO ASHTU TE GJITHEVE NUK JU KEMI GJE BORXH QE FAT PREJ ZOTIT SI RAC TE NDOLLEMI NE KETO TROJE DHE KLETU DO QENDROJM SA TE JET JETA MBI TOK,SHIKONI PUNET TUJA SE JU DALIN DHE TEPROJN ME SHQIPTARET DO TA KUPTONI SE I BET DHOGARIT GABIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *