• |
ide | kryesore

Plagosja në Shkodër, arrestohen 3 persona, tre të tjerë në kërkim

Lajme, Të fundit
policia Shkodër



Policia e Shkodrës zbardhi tentativën e vrasjes me armë zjarri ndaj 43-vjeçarit Çel Shabaj. Tre persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:40, kohë kur Çel Shabaj po dilte nga banesa e tij në Postribë. Në atë moment ka nisur një debat mes tij dhe njërit prej të arrestuarve se kush duhej të kalonte. Sipas burimeve shtetasi Kristjan Kakija pasi është larguar vetëm disa metra, është kthyer edhe njëherë dhe ka nxjerrë armën duke plagosur 43-vjeçarin.

Menjëherë kanë ndërhyrë pjestarë të tjerë të fisit Shabaj që ndodheshin shumë afër pasi edhe ata po bëheshin gati për të shkuar në dasmë duke u përfshirë në një përleshje fizike mes tyre. Një kushëri i të plagosurit ka arritur që në ato momente t’ia heq armën nga dora autorit të dyshuar i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Shkodër: vunë në pranga shtetasit K. K., 29 vjeç, A. K., 28 vjeç dhe L. K., 24 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit. Në kërkim u shpallën shtetasit Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.

Materialet në prokurorinë e Shkodrës u referuan për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


1 Comment

  1. Deputetët e 2025 në aksion…
    Fati që kjo familja paska qenë e bashkuar dhe kanë ndalur dorën kriminale të banditëve kokëpalarë të ramëshurrës uthull.
    Me pak fjale dy duar per një kokë…
    Mbro veten ose të perdhunojnë drogaxhinjtë e narkoshtetit të kurvit poturedhjere.
    Keshtu ndodh kur vota shitet sa një pulë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *