• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kapet “mat” Bleona Qereti

F1, Paparazzi
bleona qereti



Ka të paktën 4-5 vjet që këngëtarja e njohur Bleona Qereti nuk ka publikuar një videoklip të ri. Duket se tashmë ajo ka vendosur të tregojë edhe një herë veten. Këngëtarja është duke xhiruar këto ditë në plazhet e jugut të Shqipërisë këngën e saj të re.

Për këtë ajo ka zgjedhur një resort të njohur në Ksamil ku natyrisht ka kërkuar të ketë larg sytë kureshtarë nga linjat e saj, për më tepër që veshja linte shumë pak për të imagjinuar. Të gjithë pushuesit janë larguar nga plazhi i resortit pasi ai u rezervua për këngëtaren.

Megjithatë lapsi.al ka mundur të sigurojë disa video ekskluzive që tregojnë momentet e xhirimit të videoklipit. Ka shumë pak informacion për çfarë kënge bëhet fjalë pasi edhe vetë Bleona ka qenë e rezervuar të japë detaje edhe pse është shumë aktive në rrjetet sociale. Mbetet të presim e të shohim. ©LAPSI.al



LEXO EDHE: VIDEO/ Bleona Qereti rrëzohet keq në bulevardin e yjeve në Hollivud

Këngëtarja në listën e PD/ Bleona Qereti: Unë zgjedh vetëm qeverinë e SHBA


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *