• |
ide | kryesore

U vra nga i biri, reagon vajza e Enver Ballës: Më zgjoni nga kjo ëndërr

Arkiva, Lajme, Të fundit
enver



Vajza e 62-vjeçarit Enver Balla që u vra nga djali i tij Esmerald Balla dhe që u hodh në pus ka reaguar për vdekjen e babait. Përmes një postimi në rrjetet sociale vajza e të ndjerit dhe motra e autorit, shprehet e tronditur për ngjarjen.

“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza në rrjetet sociale.”- shkruan e bija e Enver Ballës.

Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh. 62-vjeçari dyshohet se u vra nga djali i tij rreth dy javë më parë ndërsa trupi i tij, ishte hedhur në një pus pranë vendit ku ishte qëlluar më armë zjarri.

Shkak për krimin e rëndë u bë një shumë parash prej 7.5 milionë lekësh të reja që familja Balla kishte në banesë. Babë e bir ishin grindur për paratë derisa i riu i mori jetën të atit me një pistoletë. Armën e hodhi në kanal ndërsa trupin e babait në një pus. Ngjarja u zbardh pas vënies në përgjim të të riut. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *