• |
ide | kryesore

Berisha: Rama po përpiqet të lirojë nga burgu Dritan Dajtin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha: Veliaj, figura më e korruptuar dhe shpërfytyruar e bashkisë



Nga ballkoni i shtëpisë së tij Sali Berisha bëri akuza të forta për kryeministrin Edi Rama. E fundit ishte se kreu i qeverisë po përpiqet të lirojë të dënuarin me burgim të përjetshëm Dritan Dajti.

“Një muaj më parë u vendos në qytetin e Durrësit një pllakatë memoriale për 4 dëshmorë të kombit, oficerë të shkëlqyer policie që i ekzekutoi miku i Edi Ramës, vrasësi serial Dritan Dajti. A mund të imagjinoni ju se ajo pllakë përkujtimore që u inaugurua zyrtarisht me praninë e narkopolicëve, u hoq me urdhrin e Dritan Dajtit. Sepse Edi Rama po bën gjithçka që vrasësin e 4 oficerëve të policisë ta nxjerrë nga burgu, ta lirojë për detyrimet që ka ndaj tij” – tha Berisha.

Më tej ai shtoi se ka telefonata që tregojnë lidhje të Ramës me njerëz të botës së krimit. 

“Këto janë vetëm maja e ajsbergut e krimeve të këtyre qeveritarëve. Në dosje ka telefonata që faktojnë se përgatitën vrasjen e një politikani të afërt me Edi Ramën dhe heshtin dhe nuk bëjnë asnjë akuzë, nuk guxojnë, sepse bandat që do e eliminonin janë superbandat e partisë. Pra, aq sa është e shëmtuar vrasja në klub, në rrugë dhe kudo, më të shëmtuara dhe kriminale janë planet që bëhen nga njerëzit e pushtetit, nga bandat e pushtetit.

Dhe që të gjitha bëhen me dijeninë e Edi Ramës. Ja pse Taulant Balla megjithëse akuzohet, faktohet se ndërhyri për të liruar vrasësit, terroristët që vunë dinamitin, ndërhyri dhe mori nga stacioni i policisë Rrajën, që kishte torturuar një vajzë, kalon nga një portofol në tjetër, sepse kreu i krimit në Shqipëri është Edi Rama që koordinon bandat. Sepse është Edi Rama që udhëton sipas dosjeve në Aruba. Se është Edi Rama që stoliset me orë 500 mijë eurosh” – tha Berisha. ©LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *