• |
ide | kryesore

Kremlini përgënjeshtron Vuçiç: Putin nuk ka përcjellë informacione të reja për trazira në Beograd

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kremlini ka përgënjeshtruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, pas deklaratave të këtij të fundit se ishte informuar nga homologu rus, Vladimir Putin për trazira në Serbi, nën orkestrimin e Perëndimit. Zëdhënësi i Kremlinit thotë se Putin nuk ka përcjellë informacione të reja rreth trazirave të mundshme.

Gjithashtu Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin në takimin e tij me zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin nuk i dha atij ndonjë informacion të ri, në lidhje me trazirat e mundshme në vend që mund të nisin me ndihmën e Perëndimit.

“Jo,” tha ai në përgjigje të një pyetjeje mbi këtë temë, në një intervistë në Forumin Ekonomik Lindor.

“Ne vazhdojmë të kemi komunikim të rregullt në nivele të ndryshme, duke përfshirë në zona shumë, shumë të ndjeshme,” shtoi më tej.

Më 9 gusht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Rusia kishte paralajmëruar udhëheqjen e vendit se në vend po komplotoheshin trazira massive, nga përfaqësues të vendeve perëndimore.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *