• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia rrumbullaku



Pas dy vitesh në udhëheqje të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Ministrinë e Brendshme.

Për këtë Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të thërrasë nesër në orën 10:00 një mbledhje të rëndësishme.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe drejtuesit e departamenteve të ndryshme.

Pritet që diskutimet e mbledhjes do të përqendrohen në procedurat për emërimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit dhe në planifikimin e hapave të ardhshëm për këtë proces.

Mediat raportojnë se për momentin kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.

Lajmi po përditësohet…


7 Comments

  1. Do garoje me Konkurs. Mos publikoni lajme te paverteta. Dhe mire ben.
    Le te konkurojne dhe djemte e rinj qe si cakton me politika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *