• |
ide | kryesore

“Perëndimi po forcon Beogradin, s’ka kuptim”, ish-ambasadori amerikan: Vuçiç po përpiqet ta bëjë Serbinë “Rusi në Ballkan”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ka kuptim që Perëndimi po forcon presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i cili ruan marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës, tha sot ish-ambasadori i SHBA-së në NATO, Kurt Volker.

Volker, ish i dërguari i posaçëm për Ukrainën, i tha Radios Evropa e Lirë se Vuçiç po përpiqet ta bëjë Serbinë “Rusi në Ballkan” ndërsa përpiqet të ruajë “njëfarë lirie manovrimi dhe pavarësie me lëvizje si blerja e avionëve francezë”.

Volker tha se shitja e granatave nga Serbia në Ukrainë nuk është vetëm një marrëveshje biznesi, por edhe pjesë e përpjekjeve të Beogradit për të luajtur nga të dyja palët.

“Duket se po angazhohemi më shumë rreth Vuçiçit, ndërkohë që po humbasim pak Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut. Bullgaria është në një gjendje të tmerrshme. E dini, ekziston një shprehje në SHBA që ne shpenzojmë më shumë kohë për armiqtë sesa për miqtë”, tha ai.

Volker tregoi se nëse presidenti rus Vladimir Putin ka sukses në Ukrainë dhe Perëndimi tërhiqet ose humbet, bota po shkon drejt luftës globale sepse kjo do të inkurajojë Kinën, Iranin dhe Venezuelën të mendojnë se mund të arrijnë ambiciet e tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *