• |
ide | kryesore

Policia amerikane publikon foton e 14-vjeçarit që kreu masakrën e fundit në shkollë

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia



Policia amerikane ka publikuar një foto të adoleshentit që dyshohet se vrau 4 persona në shtetin amerikan të Xhorxhias. Dy mësues dhe dy nxënës u vranë në sulmin në shkollën e mesme Apalachee në Winder, në verilindje të Atlantës, të mërkurën.

Colt Grey, 14 vjeç, u dorëzua kur “u vu përballë me oficerët e shkollës”, tha policia e kontesë Barrow. As videot e kamerave të trupit dhe as audiot nuk do të publikohen për të “mbrojtur integritetin e hetimit”, tha zyra e sherifit.

9 të tjerë u plagosën nga të shtënat. Grey është akuzuar si i rritur për vdekjen e studentëve Mason Schermerhorn dhe Christian Angulo, të dy 14 vjeç, dhe mësuesve Richard Aspinwall, 39 vjeç dhe Christina Irimie, 53 vjeç.

Ai do të bëjë paraqitjen e tij të parë në gjykatë të premten. Detektivët po përpiqen të kuptojnë sesi adoleshenti ka marrë një pushkë gjysmë automatike.

Grey dhe babai i tij u intervistuan nga FBI dhe policia vitin e kaluar në lidhje me kërcënimet në internet në lidhje me të shtënat në shkollë të bëra në platformën e lojërave Discord, por ata mohuan të bënin komente.

Rasti u mbyll pasi nuk u gjetën prova mes Grey dhe llogarisë në Discord, ndërkohë që nuk u gjet asnjë arsye për të konfiskuar armët e familjes.

Babai i Greit u tha zyrtarëve në atë kohë se ai kishte armë gjahu të mbyllura në një kasafortë në shtëpi dhe djali i tij nuk kishte akses në to. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *