• |
ide | kryesore

Ministri Hoxha mbledh sot strukturat policore, në takim drejtorët e policisë së qarqeve, çfarë pritet pas dorëheqjes së Rrumbullakut?

Lajme, Të fundit



Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të Policisë së Shtetit mbrëmjen e djeshme. Kjo dorëheqje e tij vjen pas dy vitesh në krye të detyrës teksa i hap rrugë garës për drejtuesin e ri të Policisë. Pas kësaj lëvizjeje, kompetencat i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë.

Ndërkohë, ditën e sotme ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të mbledhë në orën 10:00 të gjithë vartësit e tij, drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve. Në mbledhje pritet të jetë edhe Rrumbullaku.

Sipas raportimeve, priten gjithashtu ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore. Ndryshime priten edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *