• |
ide | kryesore

Fasada/ Hapet thirrje për aplikim për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
inspektorë, Policia, Policisë



Pas dorëheqjes zyrtare të Muhamet Rrumbullakut nga detyra e Drejtorit të Përgjitshëm të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme shpalli sot një thirrje fasadë për aplikime për këtë pozicion.

Ministria listoi kriteret që duhet të përmbushin aplikantët për këtë post, në një lëvizje që nënkupton se gara për postin e kryepolicit të vendit është e hapur dhe e drejtë. Ndërkohë që posti i kryepolicit shqiptar është një pozicion që de facto ekskluzivisht e përcakton politika dhe me siguri është paracaktuar që nga momenti që Rrumbullakut iu detyrua dorëheqja nga puna.

Kujtojmë që ka pasur edhe përplasje mes kryeministrit Rama dhe ish-ambasadores amerikane Yuri Kim për emrin e Gledis Nanos si drejtor të Përgjithshëm Policie. Rama nuk dëshironte një shef policie të cilin nuk e kontrollonte plotësisht dhe si përfundim e shkarkoi në mënyrë kontroverse duke provokuar edhe një krisje mes tij dhe ambasadores.

Sa i përket thirrjes fasadë të ministrisë së Brendshme, kandidadtët kandidatët e interesuar kanë 7 ditë afat për aplikim. ©Lapsi.al 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *