• |
ide | kryesore

Daniel Serwer: Zbutja e Serbisë nuk po funksionon, SHBA të ndryshojë strategji

Arkiva, Lajme, Të fundit
Serwer



Profesori amerikan dhe njohësi i thellë i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer ka folur ndaj masave të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç kundër Kosovës. Serwer theksoi nevojën për një qasje më të qartë dhe koherente nga SHBA.

“Objektivat afatgjata të SHBA-së në Ballkan duhet të jenë të qarta: qeverisje demokratike dhe sovranitet pa kërcënime të forcës,” tha ai.

Sipas Serwer, politika amerikane aktuale është jo koherente dhe bie ndesh me qëllimet e saj afatgjata në rajon. Në lidhje me zhvillimet në Kosovë, Serwer vuri në dukje se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, megjithëse është në anën e Perëndimit, shpesh vepron pa u konsultuar me SHBA-në dhe BE-në.

“Kurti është në rreshtim me Perëndimin, por ai duhet të tregojë më shumë përkujdesje në veprimet e tij për të mos irrituar serbët e Kosovës dhe Beogradin,” tha Serwer.

Në përfundim, Serwer shprehet se qasja aktuale e SHBA-së ndaj Serbisë dhe Kosovës nuk funksionon dhe kërkojnë një rivendosje të politikës amerikane në rajon.

“Zbutja e Serbisë nuk po funksionon. SHBA duhet të jetë më e vendosur ndaj ambicieve irredentiste të Vuçiçit dhe të përkrahë fuqishëm Kosovën dhe vendet e tjera që kërkojnë integrimin perëndimor,” përfundoi Serwer.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *