• |
ide | kryesore

Masa ekstreme në Londër. Policia nxjerr në qarkullim makina me blindim ushtarak

Arkiva, Planet
3E96FBA500000578-0-image-a-68_1490357952239.jpg



Shërbimet sekrete dhe policët këmbësorë duket se nuk mjaftojnë për të siguruar  Londrën nga sulmet terroriste, e cila para tre ditësh pësoi sulmin më të rëndë terrorist që prej vitit 2005 ku 5 persona mbetën të vdekur dhe u plagosën 50 të tjerë.

Këto makina të rënda dhe të blinduara, që mund të përballojnë shpërthimet e bombave dhe armëve të zjarrit, janë vendosur tashmë në qarkullim rrugëve të Londrës pak ditës pas sulmit në Ëestminster.

Furgonët e ashtuquajtur “Gardianët”, u parkuan jashtë Sheshit të Parlamentit para se të nisnin qarkullimin si dhe policia njoftoi se do të ketë një shtim drastik të numrit të oficerëve të armatosur.

Automjetet që peshojnë 7 ton, dhe arrijnë një vlerë prej 100 mijë paundësh, kanë goma anti-plumb, një shtresë rezistente ndaj shpërthimeve të granatave apo dhe plumbave të armës tejet të rrezikshme ruse AK-47.

Ky sulm ka tronditur thellë njësinë anti-terror Britanike, të njohur në mbarë botën për suksesin e saj në bashkpunim me shërbimet sekrete, për të ndalur e parandaluar sulmet terroriste, dhe këtë e ndihmojnë vetë deklaratat e shtetit Islamik ISIS, e cila ka vite që paralajmëron Londrën për akte terroriste. ISIS, sikurse ka pretenduar, ja ka dalë të prekë Londrën vetëm para pak ditësh, me një sulm, që nuk mund të krahasohet me sulmet në Francë apo Belgjikë.

Një operacion sigurie në shkallë të gjerë ka nisur në të gjithë kryeqytetin anglez, pas njoftimit nga kreu anti-terror Mark Rouley se gjatë ditëve të ardhshme vendi do të jetë në mbikëqyrje të plotë. /LAPSI.AL/