Kapet një 42-vjecar nga policia e Shkodrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Policia e Shkodres ben me dije se ka kapur një shtetas në kërkim ndërkombëtar.
“Me datë 06.09.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Edmond Como, 42 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe”- njofton policia.
Sipas saj, ndaj këtij shtetasi Gjykata e Leçes/ Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.
“Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar mëparë po në këtë shtet”- bën me dije policia.