• |
ide | kryesore

Kush janë “rojet e Vetingut”, juristët e huaj këtë javë në Tiranë

I pakategorizuar
reforma_0.jpg



Që nga kjo javë, vëzhguesit e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e vetingut do të vijnë në Shqipëri. Vendosja në Tiranë e gjithë ekipit prej tetë vëzhguesish (shtatë nga gjyqësorët e shteteve anëtare të BE-së dhe një nga gjyqësori i SHBA-ve) do të përfundojë gjatë javëve të ardhshme, bashkë me mbërritjen e stafit ndihmës për kryerjen e detyrave siç parashikohen në legjislacionin kombëtar.

Theo Jacobs, vjen nga Gjykata e Apelit në Bruksel

Ferdinando Buatier de Mongeot është aktualisht një gjykatës për hetimet paraprake në Gjykatën e Komos në Itali

Elka Ermenkova, ish gjykatëse në në Gjykatën e Lartë të Kosovës, që nga Janari i vitit 2012.

Branko Hrvatin, sapo ka mbaruar mandatin 12 vjeçar, si Kreu i Gjykatës së Lartë në Kroaci.

Hans Kijlstra, gjykatës në Amsterdam që nga viti 2002

John S. Leonardo, në vitin 2012 është emëruar nga Presidenti amerikan, si Prokuror i Arizonës

Mia Roessingh-Bakels, që nga viti 2002 është gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Arnhem

Marie Tuma, aktualisht është gjykatëse pranë gjykatës së EULEX në Kosovë