Mbrëmjen e djeshme Daddy Yankee e elektrizoi sheshin Skënderbej me performancën e mbajtur në koncertin që u ndoq nga mijëra qytetarë. Madje këngëtari puerto rican i gëzoi të gjithë kur bëri shqiponjën me duar dhe u shpreh i lumtur për vizitën në Shqipëri.
Në të njëjtin koncert, këndoi mbrëmë edhe Enca e cila u shfaq si gjithnjë shumë seksi dhe e ndezi atmosferën. Sot Enca ka publikuar disa foto me Daddy Yankee ku shfaqen duke biseduar e qeshur me njëri-tjetrin.
Në një nga fotot këngëtarja dhe Daddy Yankee po përqafohen. “Ishte kënaqësi të të kisha në Tiranë dhe të performoja në të njëjtën skenë me ty. Energjia jote ishte e mrekullueshme. Zoti të bekoftë”, shkruan Enca.
Vrapo Yanke se ta futi kacen kjo lopa,i dukesh si sufllaqe qe po te shef ashtu