• |
ide | kryesore

Si u zbulua skema e gjobëvënies ndaj bizneseve nga kreu i PS të Tiranës

Lajme, Të fundit



Artan Kroj, 37 vjeç dhe Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë, u arrestuan nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Durrës, ndërsa është shpallur në kërkim kolegu i tyre, me inicialet P.H., 43 vjeç. Policia e Durrësit bëri publik arrestimin e tyre paraditen e djeshme, ndërkohë që mbrëmjen e së martës.

Pas arrestimit u zbulua se Artan Kroj ishte edhe kryetar i njësisë nr.3 në Tiranë. Fotot e Krojit bashkë me deputeten Klotilda Bushka u publikuan në media, ndërsa nga vetë deputetja nuk ka pasur asnjë reagim.

Sipas të dhënave të Policisë, inspektorët tatimorë, në bashkëpunim me njëritjetrin, duke shpërdoruar detyrën, u merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 2 milionë lekë të vjetër për çdo rast.

Skema e gjobëvënies u zbulua pas denoncimit të një biznesi. Prokuroria nisi një hetim proaktiv që zgjati rreth tre muaj, duke konkluduar me arrestimin e inspektorëve dhe duke siguruar prova që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës nga ana e tyre, pasi rezulton se gjobisnin bizneset gjatë kohës që kryenin inspektimin e tyre. Nga Partia Socialiste e Tiranës nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këtë ngjarje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *